Në Tetovë, Gostivar e Strugë janë realizuar më së shumti martesa gjatë muajve të fundit të vitit 2021

Në muajin tetor, nëntor dhe dhjetor në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 2 707 martesa, ndërkohë janë realizuar edhe 499 divorce, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave bëjnë me dije që më së shumti martesa ka pasur në Tetovë (175), në Gostivar (142), Strugë (112) dhe Saraj (104).

Ndërkohë nga gjithsej 499 divorce sa janë realizuar, më së shumti ka pasur në Manastir (38), Strumicë (38), Shtip (37), Gostivar (33), etj.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të fundit janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje, por kjo nuk ka ndodhur në të gjitha komunat, pasi në disa komuna ka ndodhur edhe e kundërta. Në komunat si Studeniçani (79), Saraji (73) dhe Haraçina (66) ka pasur më shumë lindje sesa vdekje, kurse në komunat si Manastiri (-176), Kisella Vodë (-154) dhe Prilepi (-142) ka pasur më shumë vdekje sesa lindje.

Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH) në një deklaratë për Portalb.mk, njofton se rezultatet e regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive do të shpallen deri në fund të muajit mars, atëherë edhe kur është afati përfundimtar ligjor.

“Rezultatet e Regjistrimit 2021, do të publikohen më së voni deri në fund të marsit 2022. Për datën e saktë, opinioni do të informohet me kohë”, thonë për Portalb.mk nga ESSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button