Bastisje policore në një lokal që punonte pa llogari fiskale e certifikatë të vaksinimit në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar që gjatë një realizimit të kontrolleve në një lokal të Velesit, është konstatuar që punohet pa aparate për llogaritë fiskale dhe në mungesë të certifikatave për vaksinim, transmeton Portalb.mk.

“Policia në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, kanë realizuar kontrolle në shtate objekte hotelerike dhe lokale të natës në Veles”, deklarojnë nga Policia.

ISHT ka mbyllur një lokal në Veles, pasi ka pranuar persona pa certifikatë të vaksinimit, nuk ka dhënë llogari fiskale, ndërkohë ka pasur edhe fëmijë në mesnatë. Gjatë kontrolleve janë vërejtur edhe parregullsi, si një sasi më e madhe e të hollave në arkë dhe persona pa maskë mbrojtëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button