Studentët e Maqedonisë së Veriut do mund të aplikojnë për studime jashtë vendit në tre ciklet zgjedhore

Vitin akademik 2022/23 do të mund ta ndjekin jashtë vendit studentët e Maqedonisë së Veriut që i ndjekin studimet në ciklin e parë, të dytë ose të tretë, për çka mund të aplikojnë deri më 22 shtator, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2022/2023 do të ndajë bursa për studime akademike të ciklit të tretë jashtë vendit për studentët e pranuar në studime akademike të ciklit të tretë në njërin  nga dhjetë universitetet e ranguara, sipas listës së fundit të publikuar të Qendrës universitare të  klasës botërore në  universitetet JIO Tong të Shangait”, bëjnë me dije nga Ministria për Arsim dhe Shkencë, duke theksuar që këto kushte vlejnë edhe për studentët e ciklit të parë dhe të dytë.

Studentët që aplikojnë për ciklin e tretë, duhet të kenë të mbaruar ciklin e dytë me mesatare të paktën 8.5; duhet të ketë botuar tre punime gjatë tre vjetëve të fundit; të ketë dy vjet përvojë punë, kjo vlen për shtetasit e RMV-së dhe nuk janë më të vjetër se 35 vjet.

“Shfrytëzuesi  i bursave do të kompensohet për shpenzimet e regjistrimit me vlerë deri në 40.000 dollarë amerikanë në vit, një biletë ajrore në fillim të studimeve, një biletë ajrore pas përfundimit të studimeve ose një biletë ajrore kthyese, ndërsa një bursë mujore paguhet në përputhje me Çmimoret”, sqarojnë nga Ministria, duke paralajmëruar që në rast se student nuk kthehet për të punuar në RMV, ai është i obliguar të kthej të gjitha fondet e paguara.

Studentët e ciklit të dytë duhet të kenë së paku 300 kredi ECTS në momentin e aplikimit, ndërsa ata që regjistrohen në ciklin e parë, shkollën  e mesme duhet ta kishin mbaruar me rezultat mbi 4.5.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button