fbpx

Rreth 100 mijë ukrainas janë strehuar në Poloni që nga fillimi i luftës

Rreth 100 mijë ukrainas janë strehuar në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus, sipas agjencisë së gardës kufitare të Polonisë. “Numri i  refugjatëve që po largohen nga vendi i tyre po vazhdon të rritet,” tha zëdhënësja Anna Michalska, raporton ABC.

Më shumë se 20,000 njerëz kanë mbërritur në Poloni, ditën e sotme. Qeveria polake është zotuar të pranojë këdo që largohet nga Ukraina dhe t’u sigurojë strehim të përkohshëm personave që nuk kanë ku të shkojnë.

Polonia i ka lejuar njerëzit të kalojnë kufirin në këmbë në  tetë pikat e kalimit kufitar. Deri më tani janë ndërtuar 9 qendra pritjeje, ku njerëzit mund të marrin ushqim dhe  ndihmë mjekësore.

Qendrat e pritjes janë ngritur në shkolla dhe palestra pranë pikave kufitare, si dhe në stacionin e trenit Przemysl.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button