18 vjet nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski, në aksident humbën jetën edhe tetë persona

Një aksident ajror para 18 vjetëve në Bosnjë e Hercegovinë, në afërsi të Mostarit, shkaktoi vdekjen e ish-presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, ndërsa për këtë aksident deri më tani janë kryer dy hetime, transmeton Portalb.mk.

26 shkurt të vitit 2004 humbi jetën presidenti i Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski dhe delegacioni tetë-anëtarësh i Maqedonisë, i cili ka udhëtuar për në konferencë ndërkombëtare në Mostar të Bosnje dhe Hercegovinës..

Për fatkeqësinë e cila ndodhi në zonën e fshatit Huskoviq, në afërsi të Mostarit, për shkaqet e rënies së “Kingerit”, për atë nëse ka ndodhur fatkeqësi aeroplani apo ka qenë “terrorizëm”, prej atëherë e deri më tani janë kryer dy hetime dhe janë publikuar dy raporte, të dy komisioneve me të cilët kryesuan Sallko Begiq dhe Omer Kuliq, e në të cilët morën pjesë edhe ekspertë nga Maqedonia.

Në të dy raportet, të cilët dallojnë nga njëri-tjetri, megjithatë, si shkak për rënien e “Kingerit” ceken gabimet e pilotit dhe lëshime të tjera indirekte të sistemit.

Në fatkeqësinë ajrore krahas presidentit Boris Trajkovski, jetët i kanë humbur edhe zëdhënësja Dimka Ilkova-Boshkoviq, këshilltarët Risto Bllazhevski dhe Anita Krishan Llozanovska, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Mile Kërstevski, truprojat Ace Bozhinovski dhe Boris Velinovski, si dhe piloti dhe bashkëpiloti Marko Markovski dhe Branko Ivanovski.

Presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i vizitoi varrezat në Butel, ku gjendet varri i të ndjerit Trajkovski. Pendarovski së fundmi kishte realizuar një vizitë të tillë më rastin e 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë, kur vendosi lule të freskëta edhe te varri i Kiro Gligorovit. Nderime pranë varrit të presidentit të ndjerë kanë shpreh edhe pjesëtarë të Qeveris dhe opozitës maqedonase.

Ndryshe, për nder të tij çdo vjet ndahen dhjetëra bursa  “Boris Trajkovski” për studime në ciklin e dytë, ashtu që deri më tani afër 300 të rinj e kanë shfrytëzuar këtë bursë për të studiuar në vende evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button