Persona të papërgjegjshëm dogjën kontejnerin ne Bit Pazar (Video)

Autorët të panjohur sonte kanë djegur kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave në lagjen e Bit Pazarit në Komunën e Çairit, transmeton Portalb.mk.

Incidente të këtilla kanë ndodhur shpesh në Çair dhe Qytetin e Shkupit, duke u shkaktuar kështu dëme dhe shkatërrim të kontejnerëve të cilët janë nga plastika dhe nuk e përballojnë zjarrin.

Ditë më parë reagoi dhe drejtori i Higjienës Komunale, Zudi Koka i cili bëri thirrje për vetëdijesim, dhe kërkoi nga qytetarët qe të tregohen të kujdesshëm dhe mos të dëmtojnë mjedisin.  Ai po ashtu tha se “ lutemi që qytetarët të lajmërojnë çdo parregullsi dhe sjellje të pahijshme që ndotin mjedisin jetësor dhe ne të njejtat do ti paraqesim në organet kompetente dhe ata do të sanksionohen”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button