Maqedonia dërgon 125 tonelata ndihmë për Bosnjën

Kryqi i kuq i Maqedonisë gjatë ditës së sotme ka dërguar 125 tonelata ndihmë humanitare me vlerë prej 2.506.740 ose 40.760 euro për popullatën në Bosnjë e Hercegovinë. Aktiviteti i tërësishëm është në koordinim me Kryqin e kuq të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe me pjesëmarrje të ambasadës së Bosnjës dhe Hercegovinës në Maqedoni.

Ndihma e lartpërmendur është pjesë e ndihmës e siguruar nga donacione individuale të qytetarëve të RM-së, donacione nga firmat dhe kompanitë dhe rezervat e Kryqit të kuq të RM-së. Përkrahje logjistike për transport të ndihmës humanitare jep Qeveria e RM-së. Të hollat e mbledhura nga tre operatorët 070/075/077 për donacione në Kryqin e kuq deri më datën 22 janë 9.473.000,00 denarë, ndërsa nëpërmjet pagesës në xhiro-llogarinë e Fondit për solidaritet 2.700.000, denarë.

“Kryqi i kuq i RM-së, apelon në favor të realizimit të suksesshëm, efikas dhe racional të aksionit humanitar qytetarët për momentin (deri në vlerësimin e ardhshëm të situatës në terren) të përmbahen nga donimi i çfarëdo lloji të veshmbathjeve ose këpucëve, sepse janë përmbushur nevojat e popullatës që kanë pësuar nga përmbytjet në të dy shtetet. Në pajtueshmëri me vlerësimet e reja të nevojave të popullatës në rajonet e rrezikuara të dy shteteve do u ndihmonin donacionet për mjete për higjienë dhe dezinfektim”, thonë nga Kryqi i kuq i Maqedonisë.

Dërgesë shtesë të ndihmës humanitare për popullatën që kanë pësuar nga vërshimet Kryqi i kuq i RM-së do t’i organizojë në fillim të javës së ardhshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button