Në Maqedoninë e Veriut po zvogëlohet numri i popullsisë, vetëm për tre muaj ka pasur mbi 2 mijë vdekje më shumë sesa lindje

Në muajin tetor, nëntor dhe dhjetor në Maqedoninë e Veriut gjithsej janë regjistruar 5 015 lindje dhe 7 186 vdekje, që paraqet një shtim natyror negativ – 2171, transmeton Portalb.mk.

“Numri i lindjeve të gjalla në tremujorin e katërt të vitit 2021, është 5 015 lindje të gjalla, ndërsa u regjistruan 7 186 vdekje, nga të cilët 34 ishin foshnje”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020, lindjet janë rritur për 12.4 përqind, ndërkohë numri i vdekjeve është ulur për 23.9 përqind.

Në këtë periudhë janë realizuar vetëm 2 707 martesa dhe 499 divorce, që nënkupton 3.5 përqind më pak martesa e 5.3 përqind divorce, krahasuar me periudhën e njëjtë e vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button