Qëndrimi i presidentit Pendarovski në Samitin e NATO-s

Presidenti i Maqedonisë së Veriut mori pjesë në Samitin e Jashtëzakonshëm të NATO-s për sulmet ruse në territorin e Ukrainës, transmeton Portalb.mk.

“Në paraqitjen e tij në takim, presidenti Pendarovski theksoi që ky moment kritik për rendin juridik ndërkombëtare, për paqen dhe sigurinë në Evropë, është e nevojshme që Aleanca të tregojë unitetin e saj dhe të veprojë me përpjekje dhe veprime të përbashkëta”, deklarojnë nga Presidenca, duke përsëritur që RMV ka dënuar sulmin rus dhe ka vendosur që t’i bashkëngjitet shteteve që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Ai kërkoi që Rusia menjëherë të largojë grupet ushtarake nga Ukraina dhe të respektojë normat ndërkombëtare. Në këtë betejë, ai ka shpreh gatishmërinë që Maqedonia e Veriut të ndihmojë NATO-n me kapacitetet që i ka vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button