NATO do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën me pajisje mbrojtëse nga ajri dhe armë të tjera, paralajmëroi Stoltenberg

NATO do të zhvendosë më shumë trupa në lindje të Evropës pasi Rusia pushtoi Ukrainën, raporton EN. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë që të ndalojnë luftën “e pakuptimtë”.

“Të tërheqë trupat nga Ukraina dhe t’i rikthehet dialogut. Objektivat e Kremlinit nuk janë të limituara vetëm në Ukrainë”, tha ai.

Stoltenberg tha se Rusia do të jetë përgjegjëse për veprimet e saj duke theksuar se “agresioni i Putin është një gabim strategjik i tmerrshëm”.

Ai shtoi se populli rus duhet ta dijë që lufta nuk do ta bëjë më të sigurt dhe nuk do t’i ofrojë të ardhme më të mirë fëmijëve të tyre.

Aleatët e NATO do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën me pajisje mbrojtëse nga ajri dhe armë të tjera. Gjithashtu, Stoltenberg tha se do të ofrohet ndihmë dhe aleatëve të tjerë si Bosnje, Moldavi dhe Gjeorgji.

“Nuk duhet të ketë vend për keqkuptime. Do të bëjmë çfarë duhet për të mbrojtur aleatët dhe çdo cm të territorit të NATO”, përfundoi ai.

Ndryshe, Forcat e Reagimit të NATO-s është organizim i forcave të NATO-s në fusha të ndryshme në rastet kur sulmohen interesat e aleatëve. Ky lloj reagimi karakterizohet me përdorim të teknologjisë së avancuar, ndërsa është krijuar në vitin 2002, për t’u përmirësuar në vitin 2014 për nevojat e kufijve jugor dhe lindor të Aleancës.

FRN për herë të parë do të aktivizohet në luftën ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, mekanizëm i cili aktivizohet me urdhrin e Komandantit Suprem, gjeneral Tod Wolters.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button