Për një muaj në Maqedoninë e Veriut janë harxhuar 852 895 MWh energji elektrike, pjesa më e madhe prodhohet në termocentrale

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit dhjetor janë shpenzuar 852 895 MWh energji elektrike, derisa 98 % e qymyrit shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit dhjetor të vitit 2021, harxhimi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 852 895 МWh energji elektrike, 50.704 mil. nm3 gaz natyror, 481 802 ton qymyr dhe 106 882 ton produkte të naftës”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që 42 përqind e energjisë elektrike prodhohet nga termocentralet, 32.5 përqind nga termocentralet e kombinuara, 22.3 përqind nga hidrocentralet, 2.2 nga centralet e erës, 0.8 përqing nga biogazi, ndërsa nga panelet solare vetëm 0.2 përqind.

“Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 69.7 % në harxhimin e brendshëm bruto të energjisë elektrike”, deklarojnë nga Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button