Kush, si ka raportuar për viktimat në Ukrainë?

Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur të enjten, ndërsa të premten trupat ruse po i afrohen kryeqytetit ukrainas, Kievit.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë që më shumë se 1,000 trupa ruse janë vrarë, shkruan REL.

Ministri britanik i Forcave të Armatosura, James Heappey, u ka thënë ligjvënësve se janë vrarë 450 ushtarë rusë dhe të paktën 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se të paktën 25 civilë janë vrarë dhe 102 janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore në Ukrainë.

Rusia ka thënë se ka “eliminuar” 200 forca ukrainase dhe ka marrë kontrollin e bazës ajrore Hostomel afër Kievit – dhe 13 ukrainas janë vrarë duke mbrojtur të ashtuquajturin Ishullin e Gjarprit.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo: KËTU.
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button