Konflikti në Ukrainë, shumë imazhe mashtruese po shpërndahen në internet (FOTO)

Sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, ka bërë që nëpër rrjete sociale e internet të shpërndahen imazhe të rrejshme ose mashtruese, duke pretenduar se janë nga konflikti në fjalë, njofton Portalb.mk.

BBC ka zbuluar disa prej tyre të cilat të cilat nuk kanë të bëjnë me konfliktin aktual. Shumica e imazheve mashtruese janë të vjetra.

Në orët e para të nisjes së konfliktit, filluan të shpërndahen disa video që pretendonin se ishin forcat ajrore ruse që po fluturojnë mbi Ukrainë. Të njëjtat, me shpejtësi u bënë virale nëpër rrjetet sociale.

Në një prej videove shihet një avion ushtarakë i cili po fluturon mbi një zonë urbane dhe në të ka një mbishkrim se pamjet janë nga konflikti aktual i Ukrainës.

Foto: Kjo pamje nuk tregon se avioni është i Rusisë apo Ukrainës
Kjo pamje nuk tregon se avioni është i Rusisë apo Ukrainës

Nga inspektimi më i afërt, shihet se avioni është i tipit amerikan F-16 Fighting Falcon, i cili kurrë nuk ka qenë në shërbim as në Rusi e as në Ukrainë.

Në videon e dytë tregohen formacione luftarake dhe bombardues nën tingujt e sirenave të sulmit ajror.

Foto: Këta avionë kanë qenë duke u përgatitur për një paradë ushtarake në vitin 2020
Këta avionë kanë qenë duke u përgatitur për një paradë ushtarake në vitin 2020

Verifikimet e bëra nga BBC tregojnë se këto pamje janë të një përgatitjes për një paradë ushtarake në vitin 2020. Sirena që dëgjohet është dubluar mbi audion origjinale.

Një tjetër videoklip pretendon se tregon që parashutistët rus po zbarkojnë pranë qytetit ukrainas Kharkiv.

Foto: Këto trupa nuk janë të filmuara në Ukrainë
Këto trupa nuk janë të filmuara në Ukrainë

Është parë qindra-mijëra herë në Tutiter, por kjo video për herë të parë është shfaqur në vitin 2016-të.

Një video tjetër e rrejshme është shpërndarë në Tuiter dhe Youtube, e cila pretendon se tregon një avion rus duke u rrëzuar.

Gazetarët e BBC-së konfirmojnë që kjo pamje është e vjetër, gjegjëissht prej vitit 2011-të. Avioni që po bie është i qeverisë libiane, i ili asokohe u rrëzua nga rebelët mbi Bengazi.

Zërat në video mund të dëgjohen duke festuar në gjuhën arabe.

Kjo pamje është nga Libia 10 vjet e vjetër
Kjo pamje është nga Libia 10 vjet e vjetër

Disa imazhe nuk tregojnë fare operacione ushtarake.

Pamjet e një shpërthimi pas blloqeve të apartamentëve pretendohet se janë nga qyteti i Mariupolit, i cili ndodhet në juglindje të Ukrainës.

Në mesin e shpërndarësve të klipit është edhe llogaria e Tuiterit të ish ambasadorit të Ukraniës në SHBA, Volodimir Jelçenko.

Foto: Kjo pamje është shfaqur në TikTok në janar
Kjo pamje është shfaqur në TikTok në janar

Një version i kësaj video u ngarkua më 29 janar në TikTok nga një llogari e cila rregullisht publikon imazhe dhe filma me skena shpërthimi.

Më tej, sipas mbishkrimit të videos në rusisht, tregohen se një rrufe po e godet termocentralin dhe nuk ka ndonjë veprim ushtarak.

Përdoruesit hedhin dyshim edhe për gjelbërimin e drunjve, pasi që sipas të dhënave, temperatura mesatare në Mauripol gjatë shkurtit është rreth zero gradë celsius.

Disa përdorues të mediave sociale kanë shpërndarë imazhe duke pretenduar se trupat ruse po e ngrenë flamurin në ndërtesën komunale në qytetin ukrainas Kharkiv. Imazhi është shpërndarë gjatë ditës së djeshme, derisa kishte luftime në këtë qytet.

Kjo fotografi është e vitit 2014-të
Kjo fotografi është e vitit 2014-të

Sipas verifikimeve të BBC-së, fotografia është e vjetër, gjegjësisht e vitit 2014-të.

Në fund, një video e shpërndarë nga një llogari në Tuitter në gjuhën kineze, me mbishkrimin “Putini i madh e ka sulmuar Ukrainën”, lehtë mund të shihet se pamjet s’kanë të bëjnë me situatën në Ukrainë.

Gjegjësisht, imazhet janë të shpërthimit në portin e Bejrutit në vitin 2020, ku si pasojë humbën jetën mbi 200 persona.

Pamjet janë nga shpërthimi në Bejrut në vitin 2020

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button