Këshilltari i Zelenskit: Të gatshëm për bisedime me Rusinë për statusin neutral të Ukrainës

Ukraina dëshiron paqe dhe është e gatshme për bisedime me Rusinë, duke përfshirë statusin neutral në lidhje me NATO-n, tha të premten për Reuters këshilltari i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak, transmeton Portalb.mk.

“Nëse bisedimet janë të mundshme, ato duhet të zhvillohen. Nëse në Moskë ata thonë se duan të zhvillojnë bisedime, duke përfshirë statusin neutral, ne nuk kemi frikë nga kjo”, tha ai përmes një sms mesazi. “Ne mund të flasim edhe për këtë.”

“Gatishmëria jonë për dialog është pjesë e kërkimit tonë të vazhdueshëm për paqe.”

Ukraina aktualisht nuk është pjesë e NATO-s ose e Bashkimit Evropian, megjithëse dëshiron t’i bashkohet të dyjave.

Ukraina hoqi dorë nga armët e saj bërthamore, pasi fitoi pavarësinë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në këmbim të garancive të sigurisë nga vendet evropiane.

Pasi protestat pro-demokracisë rrëzuan presidentin ukrainas aleat me Rusinë në vitin 2014, Moska aneksoi gadishullin e Krimesë në Detin e Zi nga Kievi dhe vazhdoi të mbështeste rebelët që luftonin trupat qeveritare në lindje të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button