fbpx

Pendarovski: Vendi është gati me rezerva mallrash, do të jetë problem nëse kriza në Ukrainë zgjat më shumë

Nuk jam optimist se mund të kemi takim produktiv liderësh me partitë. Kur thirret takim liderësh do të thotë se Kuvendi nuk funksionon. Së dyti, duhet të ketë marrëveshje nga të dyja palët, kurse një gjë të tillë nuk ka. U sugjerova dy partive më të mëdha të marrin pjesë në Këshillat e Sigurimit që unë organizoj, por ato nuk ranë dakord. I sugjerova që shërbimet t’i informonin. Shpresoj se do të ketë reagim pozitiv ndaj shërbimeve që i informojnë palët për gjendjen në vend dhe jashtë vendit, tha Pendarovski në konferencën për Utrinski brifing, transmeton Portalb.mk.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit u diskutua jo vetëm për aspektet e sigurisë, por edhe për ato që janë të rëndësishme për jetën në vend.

“Vlerësimet i referohen fakteve reale të paraqitura nga Kryeministri. Ne jemi të mbushur me rezerva mallrash. Problemi do të jetë nëse kjo me Ukrainën zgjat më shumë. Atëherë do të duhet të bëjmë importe ndërhyrjeje. Serbia ka vendosur të mos eksportojë burime jetike. Çmimet në bursa janë rritur jo vetëm për naftën por edhe për drithin”, tha Pendarovski për Utrinski brifing.

Lidhur me insistimin e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Pendarovski thotë se kjo e pengon shtetin dhe proceset, ndërsa zgjedhjet e ngadalësojnë gjithë dinamikën ekonomike dhe politike. Pendarovski shton se nëse Kuvendi voton zgjedhje të parakohshme me shumicë, ai do ta pranojë atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button