Presidenti ukrainas: Fuqitë e mëdha në botë po shikojnë nga larg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se po mbrojnë vendin e tyre vetëm, duke shtuar se “fuqitë më të fuqishme në botë po shikojnë nga larg”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në video-mesazhin e tij drejtuar publikut, Zelensky tha se forcat ruse nuk shikuan objektivat në sulmet e tyre nëse janë civile apo ushtarake, duke theksuar se arsyeja për këtë është të ushtrohet presion mbi popullin dhe shtetin.

Duke theksuar se “armiku” është ndalur në shumicën e zonave dhe se lufta ende është duke vazhduar, Zelensky raportoi se sistemet e mbrojtjes ajrore mbrojnë qiellin, por sipas tij “avionët e forcave ruse po synojnë në mënyrë të neveritshme zonat e banuara, veçanërisht në Kiev”.

“Sulmet na kujtuan sulmin nazist në Kiev në vitin 1941. Ne po mbrojmë vendin tonë të vetëm. Fuqitë më të fuqishme në botë po e shikojnë nga larg. A e bindën Rusinë sanksionet e djeshme? Ne shohim në qiell dhe në tokë se nuk është e mjaftueshme”, tha Zelensky.

“Luftoni për ne, luftoni kundër luftës”

Duke theksuar se Rusia përfundimisht do të takohet me Ukrainën për të ndalur luftën dhe sulmin, Zelensky theksoi se sa më parë të fillojnë bisedimet aq më pak do të humbasë Rusia.

Ai ka nënvizuar se fati i Ukrainës është vetëm me ukrainasit dhe shtoi se “raketat e lundrimit janë të pafuqishme kundër lirisë së tyre”.

Duke iu drejtuar rusëve që po protestojnë, Zelensky tha: “Ne ju shohim. Kjo do të thotë që na keni dëgjuar. Kjo do të thotë se keni filluar të na besoni. Luftoni për ne, luftoni kundër luftës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button