fbpx

Është apo jo Maqedonia shtet ligjor?

Gjuha nacionaliste e Nikolla Gruevskit dhe bashkëmendimtarëve të tij në VMRO DPMNE, po rezulton me pasoja negative tek brezi i ri dhe shoqëria mbarë.

Kur institucionet dhe organet e aparatit shtetëror ndërtohen mbi gjuhën e urrejtjes, mbi gjuhën e nacionalizmit, atëherë është e logjikshme që “komitët” të besojnë në vete se ky shtet konform kushtetutës aktuale është e drejtë absolute e tyre dhe se agallarë të Maqedonisë janë vetëm maqedonasit, kurse të tjerët jemi hamall ose puthadorë të tyre. 

Kjo gjuhë e pushtetarëve është burimi i cili po acaron marrëdhëniet ndëretnike si dhe prodhon padëgjueshmëri qytetare. MPB e Maqedonisë edhe në ditët e fundit para syve të saja shikonte huligan të maskuar të cilët po demolonin objekte me vlerë kapitale dhe brohorisnin parulla antishqiptare. 

Po këta persona me maska janë ata të cilët viteve të kaluara ushtronin dhunë ndaj nxënësve shqiptar. Jemi dëshmitar se policia maqedonase nuk çanë kokën për shqiptarët. 

Po këta huliganë – komitë maqedonas janë të njëjtit që hynë me dhunë nëpër shtëpitë shqiptare në njerëz para syve të organeve të MPB-së dhe policia heshti. 

Heshtja e organeve dhe sjellja jo korrekte e policisë maqedonase inkurajoi huliganizmin dhe ata thellë besojnë në vete se shteti po i mbron dhe stimulon në veprimet e këtillë, të cilët sollën deri tek aktet e shëmtuara si ky i fundit në Gjorçe Petrov. 

Shprehim keqardhje për humbjen e jetës së maturantit i cili me thikë në dorë vraponte pas Naserit dhe gjeti vdekjen po nga ajo thikë që e posedonte. Është apo nuk është Maqedonia shtet ligjor? 

Shtet ku sundon ligji, drejtësia dhe kështu me radhë. Pala shqiptare e zhgënjyer si nga gjyqësia, po ashtu edhe nga ekzekutivi që ushtron pushtet në këtë vend, duke pas parasysh rastin e montuar “Monstra”, rastet akoma të paharruara për ne si ato të Bit Pazarit, Gostivarit etj. 

E venë në dyshim bashkëjetesën dhe detyrojnë të mendojmë për sistem vetëmbrojtës dhe krijimin e institucioneve paralele. Këtë gjë e ndihmon edhe faktori ndërkombëtar me veshët e tyre të shurdhër si dhe investimin për garantimin e paqes dhe sigurisë në njerëz të gabuar të këtij shteti. 

Është obligim dhe detyrim i çdo qytetari të mbroj pragun e shtëpisë qoftë ajo edhe me çmimin e jetës. Ngushëllime familjes së Angelit. 

Falënderoj popullatën shqiptare të cilët e dënuan aktin e shëmtuar, ruajtën gjakftohtësinë e tyre edhe në ato moment kur huliganët maqedonas demolonin dhe digjnin punëtoritë nga të cilat siguronin kafshatën e bukës për familjet e tyre. Turpi dhe dështimi shkon në adresë të politikës së gabuar të këtij shteti. 

(Autori është kryetar i SHKSHM-së)

Lajme të ngjashme

Back to top button