RMV, hulumtimi i IDSCS: Rënie e madhe në perceptimin e qytetarëve për ndikimin e BE-së në vend

Perceptimi për ndikimin e BE-së në Maqedoninë e Veriut ka rënë në nivelin më të ulët në vitet e fundit – nga 44,8 për qind në vitin 2019, në 9,5 për qind në vitin 2021, tregojnë gjetjet e dy hulumtimeve të realizuara nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer, raporton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në vitin 2021, 68% e qytetarëve e kanë mbështetur idenë për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, por qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë mjaft të informuar për trajektoren dhe kornizën kohore të procesit të anëtarësimit.

Sipas këtyre hulumtimeve, perceptimi i qytetarëve për BE-në, si aleatin më të madh të vendit, ka rënë prej 43,2 për qind në vitin 2019 në 13,1 për qind në vitin 2021. Në të njëjtën kohë, përqindja e të intervistuarve që refuzuan t’i përgjigjen kësaj pyetjeje është rritur – nga 1,3 përqind në vitin 2020 në 17,6 përqind në vitin 2021. Shumica e të anketuarve (17,1 përqind) thanë se mendojnë që SHBA do të ishin aleati më i madh i Maqedonisë së Veriut.

Më shumë se një e treta e të intervistuarve (35%) nuk janë të vetëdijshëm dhe nuk e njohin donatorin më të madh që ofron mbështetje financiare për zhvillimin e vendit. Përqindja e qytetarëve që njohin dhe e dinë BE-në si donatorin më të madh ka rënë, kështu në vitin 2021 është 21,6 për qind, krahasuar me një vit më parë, kur ishte dyfish më i lartë.

Më shumë se gjysma e të intervistuarve, 56 për qind, mbështesin aleanca më të ngushta midis partnerëve aktualë të Ballkanit të Hapur në procesin e integrimit në BE.

hulumtim është përfshirë edhe perceptimi i qytetarëve rreth fushave për kompromis me Bullgarinë dhe sipas gjetjeve, shumica e qytetarëve mendojnë që Maqedonia e Veriut nuk duhet të tërhiqet shkaku i kërkesave bullgare në lidhje me rishikimin e historisë (71 për qind), kushtin për gjuhën (79 për qind). ) dhe pozita e pakicës bullgare në vend (65,4%).

Në konkluzionin e dokumentit “Nga lëvdata deri në zhgënjim 2021: Analizë e opinionit publik për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian” theksohet se në një kohë të kredibilitetit të reduktuar të BE-së dhe pa zhvillime të dukshme në procesin e anëtarësimit në BE, qytetarët ndihen dukshëm më të çorientuar se kurrë më parë.

“Për të intervistuarit po bëhet gjithnjë e më e vështirë të identifikojnë një aleat të mundshëm të vendit, gjë që flet për konfuzionin e shtuar në mesin e popullatës. Për herë të parë që nga viti 2017, përgjigjet se nuk mund të tregojnë aleatin më të madh, shkojnë përtej perceptimit për SHBA apo BE si aleatë”, thuhet në dokument.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button