Pendarovski do të marrë pjesë në Samitin e jashtëzakonshëm virtual të NATO-s për Ukrainën

Presidenti Stevo Pendarovski sot do të marrë pjesë në Samitin e jashtëzakonshëm virtual të NATO-s, në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive, transmeton Portalb.mk.

Në Samit do të diskutohet situata e sigurisë në dhe rreth Ukrainës. Udhëheqësit e NATO-s pritet të dënojnë edhe një herë me forcë pushtimin e Rusisë në Ukrainë dhe shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, si dhe të marrin vendime konkrete për veprimet e mëtejshme të Aleancës.

Takimi do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili pas takimit do të mbajë konferencë për shtyp në selinë e Aleancës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button