fbpx

Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen për bisedime urgjente mbi Rusinë

Diplomatët thanë se takimi do të përfshijë diskutimin e opsioneve të mëtejshme për të mbështetur Ukrainën dhe mënyrën se si blloku duhet të merret me Rusinë tani e tutje.

Ky takim vie pasi udhëheqësit e BE-së ranë dakord për një paketë të re masive sanksionesh ndaj Rusisë të enjten mbrëma që shënjestron sektorët e energjisë, financave dhe transportit të vendit. Paketa përfshin ndalimin e eksportit të teknologjisë dhe kufizon qasjen e Moskës në tregjet financiare të Bashkimit Evropian.

“Paketa e sanksioneve masive të miratuara sonte tregon se sa e bashkuar është BE-ja,” tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në orët e para të së premtes.

Von der Leyen tha se masat përfshijnë sanksione “që synojnë 70 për qind të tregut bankar rus dhe kompanitë kryesore shtetërore”, si dhe sektorin energjetik të Rusisë.

BE-ja gjithashtu ndaloi shitjen e avionëve për linjat ajrore ruse dhe kufizuan qasjen e Rusisë në “teknologjinë thelbësore.”

“Më në fund: vizat,” shkroi von der Leyen në Twitter pas gjashtë orësh konsultimesh në të cilat ishte përfshirë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Diplomatët dhe grupet e lidhura me të dhe njerëzit e biznesit nuk do të kenë më qasje të privilegjuar në Bashkimin Evropian”.

Udhëheqësit e BE-së u takuan pasi Rusia nisi një sulm me shumë fronte kundër Ukrainës të enjten, të cilën Ukraina e ka përshkruar si një “pushtim në shkallë të plotë” duke përdorur forcat tokësore, detare dhe ajrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button