Forcat ruse e ndërmorën Çernobilin, konfirmoi kryeministri ukrainas

Centrali bërthamor Çernobil dhe zona e shkyçjes rreth saj janë ndërmarrë nga forcat ruse, deklaroi sot kryeministri ukrainas Denis Shmigal, shkruan REL, njofton .

“Për fat të keq, duhet të them se, nga tani, zona Çernobil, zona e ashtuquajtur e shkyçjes dhe të gjithë objektet në Çernobil janë vënë nën kontroll nga grupe të armatosura ruse”, tha Shmigal në brifing me gazetarët pas takimit të jashtëzakonshëm të qeverisë në Kiev.

“Sipas udhëheqësisë së zonës së shkyçur Çernobil, për momentin nuk ka viktima”, tha ai, duke shtuar se informata plotësuese do të publikohen pas qartësimit të gjendjes.

Forcat ruse e ndërmorën elektranën, vendi i katastrofës më të madhe bërthamore në botë, pas betejës së “ashpër” në ditën e parë të invazionit rus në Ukrainë, deklaroi këshilltari i shefit të kabinetit të presidentit.

“Pas sulmit absolutisht të pakuptimtë të rusëve në këtë drejtim, është e pamundur të thuhet se termocentrali bërthamor i Çernobilit është i sigurt. Kjo është një nga kanosjet më serioze për Evropën sot”, tha këshilltari Mihailo Podolak.

Një pjesë e ushtrisë ruse u mblodh në zonën e shkyçur në Çernobil para se të kalojë në Ukrainë herët sonte, deklaroi një burim i sigurisë ruse, sipas Rojtersit. Rusia dëshiron ta kontrollojë reaktorin bërthamor në Çernobil që t’i sinjalizojë NATO-s që të mos përzihet ushtarakisht, deklaroi burimi për agjencinë, Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski paraprakisht publikoi se forcat ruse përpiqen ta ndërmarrin centralin bërthamor Çernobil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button