Bajden: Nuk do të luftojmë me Rusinë në Ukrainë, por do të mbrojmë çdo centimetër nga territori i NATO-s (VIDEO)

Xho Bajden publikoi sanksione të reja, më të fuqishme për Rusinë pasi që ajo sot lansoi sulm të plotë në Ukrainë, për të cilin tha se ka qenë i planifikuar me muaj, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.

Putini zhvendosi 175.000 ushtarë dhe pajisje ushtarake në kufijtë ukrainas, ndërtoi spitale modulare dhe bleu rezerva të gjakut. Kjo mjaftueshëm flet për qëllimet e tij. Ai i refuzoi të gjithë ofertat për dialog me perëndimin me të cilët do të evitoheshin vuajtje dhe konflikte”, tha Bajden.

Ai edhe një herl përsëriti se forcat amerikane nuk do të lëshohen në një konflikt me Rusinë në Ukrainë,. Pentagoni urdhëroi sistemim të 7.000 ushtarë amerikanë në NATO anëtaret në Evropën Lindore, Letoni, Estoni, Lituani, Poloni dhe Rumani.

“Forcat e tona nuk shkojnë në Evropë që të luftojnë në Ukrainë, por që t’i mbrojnë aleatët e saj nga NATO dhe t’u japin mbështetje aleatëve në lindje, SHBA me gjithë forcën do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s. Besoj se NATO është më e bashkuar se kurdo qoftë dhe nuk dyshoj se SHBA-ja dhe anëtaret e tjera të NATO-s do t’i përmbushin detyrimet e tyre”, theksoi Bajden.

Bajden pohon se sanksionet e reja do ta pengojnë Rusinë që ta financojë dhe rrisë armatën e saj.

“Sanksionuam banka ruse të cilat së bashku disponojnë me mjete prej një trilion dollarë. Ne kemi ndërprerë një nga bankat më të mëdha ruse, e cila mban një të tretën e aktiveve bankare të vendit. Sanksionet e reja do të kufizojnë aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, jen dhe paund”.

Bajden deklaroi se Putini e përjashtoi Rusinë nga pjesa tjetër e botës dhe dëshiron ta ripërtërijë Bashkimin Sovjetik.

“Ai ka ambicie shumë më të mëdha nga Ukraina. Ai në fakt dëshiron sërish ta vendosë Bashkimin Sovjetik. Por, sanksionet tona do ta dobësojnë vendin e tij”, tha Bajden dhe shtoi se në plan janë edhe sanksione kundër vetë Putinit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button