Ndërroi jetë akademiku shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Luan Starova

Sot ka ndërruar jetë shkrimtari, gjuhëtari, profesori e akademiku Luan Starova, njoftim i cili është publikuar nga familjarët e të ndjerit, transmeton Portalb.mk.

“Na le pa fjalë dhe me kujtime të paharrueshme babi. Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se sot ndërroi jetë bashkëshorti dhe babai ynë Luan Starova”, bëjnë të ditur familjarët.

Familjarët bëjnë të ditur që varrimi do të bëhet nesër në Butel të Shkupit gjatë mesditës, pas kryerjes së faljes në Xhaminë e Çairit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button