G7: Putini e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë

Në një deklaratë të përbashkët pas një takimi virtual të enjten, udhëheqësit e G7-ës kanë thënë se presidenti rus Vladimir Putin ka “rifutur luftën në kontinentin evropian”, raporton Koha.net. “Ai e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë”, thanë udhëheqësit përmes kësaj deklarate.

“Ne dënojmë presidentin Putin për refuzimin e tij të vazhdueshëm për t’u përfshirë në një proces diplomatik, për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë evropiane, pavarësisht ofertave tona të përsëritura”, thuhet në deklaratë.

“Ne qëndrojmë të bashkuar me partnerët, duke përfshirë NATO-n, BE-në dhe vendet e tyre anëtare, si dhe Ukrainën, dhe mbetemi të vendosur për të bërë atë që është e nevojshme për të ruajtur integritetin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, thuhet më tej në këtë deklaratë.

Takimi i G7-ës përfundoi pas pak më shumë se një ore, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Pjesëmarrës në takim, sipas Shtëpisë së Bardhë, ishin presidenti Biden, kancelari Olaf Scholz, kryeministri kanadez Justin Trudeau, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri italian, Mario Draghi, kryeministrja japoneze Kishida Fumio, kryeministri britanik Boris Johnson, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button