Kryeministri Kovaçevski zhvilloi takim me Ambasadoren e Ukrainës në Shkup

Ambasadorja ukrainase në Shkup në një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut ka falënderuar Maqedoninë e Veriut për pozicionimin në çështjen Rusi – Ukrainë, transmeton Portalb.mk.

“Ambasadorja Zadorozhnjuk në takim ka falënderuar Qeverinë e Ukrainës për pozicionimin e qartë dhe të vendosur dhe ndihmën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për vendin e saj”, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në lidhje me takimin ndërmjet Natalija Sadorzhnjuk dhe Dimitar Kovaçevskit.

Ajo ka vlerësuar edhe bashkëngjitjen Maqedonisë së Veriut në listën e vendeve që kanë paralajmëruar sanksione ndaj Rusisë, ndërkohë kryeministri Kovaçevski ka vlerësuar që sulmi agresiv i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkelur ligjet ndërkombëtare.

“Maqedonia e Veriut e mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në kuadër të kufijve ndërkombëtar”, deklarojnë nga Qeveria, duke e vlerësuar sulmin e Ukrainës si kërcënim për qetësinë në Evropë dhe botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button