RMV, vetëm 5 nga 28 qendra të kovidit kanë ofruar shërbime të larta shëndetësore

Platforma e Organizatave të Shoqërisë Civile për Luftimin e Korrupsionit realizoi diskutim mbi analizat e publikuara nga hulumtimi për “Hartimin e rreziqeve të korrupsionit në mjedis”, “Rishikimin e ligjit anti-korrupsion për Mjedisin” dhe “Analizën e barazisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara” në qendra të ndryshme kovid”. Në bazë të analizave për ofrimin e shërbimeve në qendrat kovid në vendin tonë, rezultatet e hulumtimit janë se nga 28 qendra të kovidit vetëm pesë ofruan shërbime të larta shëndetësore, 21 prej qendrave ofruan një nivel mesatar të shërbimeve shëndetësore dhe dy ofruan shërbime shëndetësore të ulëta, raporton Portalb.mk.

Nga hulumtimi mjedisin, konkretisht për ndotjen e ajrit ka rezultuar se qytetet me ajrin më të ndotur në Maqedoninë e Veriut janë, Shkupi, Kumanova, Tetova, dhe Manastiri, ndërsa në qytetet tjera është po ashtu situata shqetësuese me ajrin e ndotur.

Ndërsa, për sa i përket ligjit për mjedisin jetësor është vlerësuar se ky ligj rregullon të drejtat dhe detyrat e shtetit, të vetëqeverisjes lokale, si dhe të drejtat dhe detyrat e personave juridikë dhe fizikë, në siguron kushte për mbrojtjen dhe promovimin e mjedisit jetësor si e drejtë e veçantë e qytetarëve.

Dançe Danillovska – Bajdevska – drejtoreshë e programit Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni, tha se vetëm vitin 2021 kanë investuar më shumë se 1 milion dollar, përmes portfolies anti-korrupsion në projekte të organizatave qytetare, dhe aktivistëve për luftimin e korrupsionit.

“Përkrahja e fondacionit tonë ka qenë ndihmë shtytëse që OJQ të shumta të monitorojnë edhe reformat në gjyqësor si dhe të bëjnë analiza në drejtim të asaj se sa korrupsioni është i shprehur në vendin tonë. Këto organizata që ne i përkrahim kanë mundësin për të bërë edhe ekspertizën e hartimit të planit të veprimit për luftimin e korrupsionit. Përmes këtyre aktiviteteve ne synojmë të aktivizojmë qytetarët që na bashkohen të luftojmë korrupsionin”, tha Bajdevska.

Përfaqësuese nga Ministria e Mjedisit, Kristina Oxhaklineska
Përfaqësuese nga Ministria e Mjedisit, Kristina OxhaklineskaPërfaqësuese nga Ministria e Mjedisit, Kristina Oxhaklineska

Përfaqësuesja nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, Kristina Oxhaklineska tha se mjedisi jetësor dhe shëndetësia janë në fokus të shumë analizave nga aspekte të ndryshme.

“Të vetëdijshëm jemi se korrupsioni është pengesë e demokracisë, funksionimit të së drejtës, korrupsioni zvogëlon produktivitetin dhe investimet, sjellë edhe frustracione mes qytetarve. Ne si qeveri jemi të kujdesshëm në aspektin e transparencës me publikun, që është hap themelor për luftën ndaj korrupsionit”, deklaroi Oxhaklineska.

Aleksandar Cekov nga Qendra për hulumtim dhe krijimin e politikave, tha se korrupsioni është temë që e shtjellojnë në shumë hulumtime, dhe se qëllimi i këtij hulumtimit është preventimi i korrupsionit në mjedisin jetësor.

Korrupsioni është problem serioz në shtet, këtë e thotë hulumtimi ku nga nota maksimale 1-10, rezultati është 9.27. Edhe në bazë të indekseve ndërkombëtare për matjen e nivelit të korrupsionit në vendin tonë, për dallim prej viteve tjera nuk ka përmirësim vetëm sa është thelluar edhe më shumë. Format më të shpeshta të korrupsionit aplikohen përmes keqpërdorimit të detyrës zyrtare, nepotizmit dhe konfliktit të interesit”, tha Cekov

Ndërkaq, sa i përket ndikimit të korrupsionit në mjedisin jetësor, ai tha se është njëri ndër faktorët kyç që ndotësit nuk dënohen dhe ndotja shtohet e shpërndahet në vendin tonë.

“Korrupsioni në mjedisin jetësor është problem i cili sjellë edhe ndotjen e ajrit, në bazë të dhënave gjatë periudhës 2012-2018 Maqedonia e Veriut ka qenë ndër shtetet më të ndotura në botë, dhe gjatë kësaj periudhe ka pasur vetëm një sanksion penal edhe atë ndaj një marketi në Gjevgjeli, për ndotjen e ajrit, dhe ky është shembulli më i mirë që e ilustron gjendjen në vendin tonë, dhe funksionimin e gjyqësorit. Analizat e pyetësorit thonë se transparenca duhet të rritet, informacionet për buxhetin, duhet të jenë të qasshme për qytetarët”, deklaroi Cekov.

Zëvendës ministir i Shëndetësisë, Vladimir Rendevski
Zëvendës ministir i Shëndetësisë, Vladimir Rendevski

Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, zëvendës ministri Vlladimir Rendevski, tha se prej kur filloi pandemia shteti ynë menjëherë formoi komisionin dhe shtabin e krizës, që gjitha vendimet ishin të koordinuara, dhe u veprua në kohë.

“Çmimet e trajtimeve mjekësore u rriten pas fillimit të pandemisë, duke filluar nga maskat edhe terapitë e ndryshme. Në bazë të kapaciteteve mjekësore për hospitalizim që nga fillimi i pandemisë, qëndruam mirë pasi menjëherë u hapen qendrat e kovidit, nuk mund të krahasohemi me shtetet e perëndimit, por si vend i rajonit mirë kemi qëndruar. Problemi kryesor në trajtimin mjekësor me cilësi është mungesa e personelit mjekësor, sepse nuk është e njëjtë një motër medicinale të trajtojë 15 pacientë dhe të trajtojë dy ose tre pacientë siç janë standartet në disa shtete të Evropës”, tha dr. Rendevski, zëvendës ministër i Shëndetësisë.

Ky hulumtim është përgatitur me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni.

Analizën e plotë për ofrimin e shërbimeve në qendrat e kovidit në vend mund ta lexoni këtu, për hartimin e rreziqeve kundër korrupsionit në mjedis mund ta lexoni këtu, dhe analizën e plotë për rishikimin e ligjit anti-korrupsion në mjedis këtu.

Diskutimin e plotë mund ta ndiqni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button