‘Inventing Anna’ theu rekordin në Netflix si një prej serialeve më të shikuara në gjuhën angleze (VIDEO)

Drama e Netflix-it “Inventing Anna”, e cila flet për jetën e trashëgimtares së rreme Anna Sorokin, është një prej serialeve më të shikuara në Netflix në gjuhën angleze, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Seriali është i përbërë nga nëntë episode dhe është i bazuar në histori të vërtetë. Në të, protagonistja kryesore është Julia Garner e cila në mënyrë fantastike e luan rolin e Anës, një vajzës së re me prejardhje ruse e cila arrin të mashtrojë të gjithë pasanikët, bankierët dhe personazhe të tjera nga moda dhe showbizi në rrethin e saj, se vjen nga një familje pasanikësh nga Gjermania. Ajo e sajon emrin e saj, Anna Delvey, harxhon shumë para për të bërë një jetë luksoze por dhe kërkon para për të ndërtuar një qendër artistike elitare.

Storja në qendër e ka dhe gazetaren e Manhattan Times, e cila bën çmos për të marrë intervsitën e Anës.

Seriali u shikua për 196 milionë orë javën e kaluar dhe kishte mbi 77 milionë orë shikime në fundjavën e publikimit më 11 shkurt.

Më pas në listën e serialeve më të mira në gjuhën angleze janë The Witcher, Maid dhe Sex Education.

Squid Game, drama në gjuhën koreane, mbetet shfaqja më e ndjekur e Netflix në përgjithësi, duke arritur kulmin me 572 milionë orë në një javë të vetme.

Një tjetër shfaqje koreano-jugore, All of Us Are Dead, dhe drama kriminale spanjolle Money Heist kanë shënuar respektivisht 236 milionë dhe 202 milionë orë të shikimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button