Xhaferi: Ukraina nuk është larg, pasojat janë të gjata, veçmas në aspektin ekonomik

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, duke iu referuar ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë, tha se sado që Ukraina duket se është gjeografikisht larg nesh, pasojat janë të gjera, sidomos nga aspekti ekonomik, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Kuvendit, Xhaferi sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e mediave, ku ka informuar për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Kuvendit si dhe është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve se si do të ndikojë ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë në Maqedoninë e Veriut, Xhaferi tha se do të ketë ndikime përkatëse edhe në rajon dhe më gjerë në botë.

“Pra, nuk është larg nga këtu. Ukraina, sado e largët të duket gjeografikisht, nuk është larg sepse pasojat janë të gjera dhe shumë domethënëse, që do të thotë jo vetëm nga pikëpamja ushtarake dhe gjeografike, por veçanërisht nga pikëpamja ekonomike. Sigurisht që do të ketë ndikime përkatëse në rajon dhe më gjerë në botë”, tha kryeparlamentari Xhaferi.

Duke theksuar se mbeten të monitorojnë situatën, Xhaferi tha se si kryeparlamentar Kuvendi dhe shteti duhet të qëndrojnë në anën e respektimit të sovranitetit dhe integritetit të një subjekti ndërkombëtar, anëtar i OKB-së, konkretisht Ukrainës.

Në takim është prezantuar edhe Raporti për aktivitetet e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi në vitin 2021.

Sipas Raportit të Xhaferit, gjatë vitit të kaluar ka pasur gjithsej 63 aktivitete bilaterale dhe 63 shumëpalëshe, 152 aktivitete tjera, 60 koordinime, 9 kryesi dhe 123 seanca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button