Turqia: I bëjmë thirrje Rusisë ta ndalë sa më parë këtë veprim të padrejtë dhe të paligjshëm ndaj Ukrainës

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka theksuar se ndërhyrja ushtarake e Rusisë ndaj Ukrainës është e papranueshme dhe i bëri thirrje Rusisë që të ndalë sa më parë këtë veprim të padrejtë dhe të paligjshëm transmeton Anadolu Agency (AA).

“E konsiderojmë të papranueshëm dhe kundërshtojmë operacionin ushtarak të filluar kundër Ukrainës nga Forcat e Armatosura të Federatës Ruse”, thuhet në njoftimin nga ministria turke.

Më tej, thuhet se ky sulm, përtej eliminimit të marrëveshjes së Minskut, është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe përbën rrezik serioz për sigurinë e rajonit dhe botës.

“Turqia beson se duhet të respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës dhe ajo është kundër ndryshimit të kufijve me rrugën e armëve. I bëjmë thirrje Federatës Ruse që të ndalë sa më parë këtë veprim të padrejtë dhe të paligjshëm. Mbështetja jonë për unitetin politik, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës do të vazhdojë”, tha ministria turke.

Në ndërkohë, sot është mbajtur takimi i sigurisë nën kryesimin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Kompleksin Presidencial ka përfunduar.

Sipas njoftimit nga Kryesia e Komunikimeve, në takim është trajtuar intervenimi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës.

Në takim është theksuar se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, i cili ka shfuqizuar marrëveshjet e Minsk-ut, ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe është i papranueshëm.

Në takimin e sigurisë, nën kryesimin e presidentit Erdogan, gjithashtu janë vlerësuar përpjekjet për të ndaluar sulmin që kërcënon sigurinë rajonale dhe botërore, ndërsa Turqia do të vazhdojë të mbështesë unitetin politik, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Sot, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka biseduar në telefon me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Në një njoftim nga zyra për komunikime pranë presidencës turke thuhet se Erdogan dhe Zelensky kanë diskutuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe zhvillimet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button