Zelensky thirrje popullit ukrainas: Ushtarët kanë nevojë për mbështetjen tuaj

Forcat e Armatosura të Ukrainës po bëjnë beteja të vështira duke zmbrapsur sulmet e ushtrisë ruse në të gjithë vendin tonë. Ushtarët ukrainas kanë nevojë për mbështetjen e qytetarëve. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë një konference në Presidencë, njofton Portalb.mk.

“Gjëja kryesore është se ushtarët kanë nevojë për mbështetjen e popullatës sonë. Ne kemi një ushtri me njerëz të fuqishëm. Popullsia jonë është gjithashtu një ushtri e fuqishme. Pra, mbështesni ushtrinë tonë”, tha Volodymyr Zelenskyy.

Presidenti u bëri thirrje mediave ukrainase që të informojnë publikun në mënyrë më aktive për suksesin e Forcave të Armatosura dhe humbjet e armikut.

“Armiku ka pësuar humbje të mëdha. Humbjet e armikut do të jenë edhe më të mëdha. Ata kanë ardhur në tokën tonë. Ukraina është nën sulm nga veriu, lindja dhe jugu, por edhe nga ajri. Sot, ushtria dhe solidariteti kombëtar janë shtylla kryesore e shtetësisë ukrainase”, tha presidenti.

Volodymyr Zelenskyy theksoi se ofrimi i armëve për të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë sovranitetin e Ukrainës tashmë ka filluar.

“E ardhmja e popullit tonë ukrainas varet nga çdo qytetar. Të gjithë ata që kanë përvojë luftarake dhe mund t’i bashkohen mbrojtjes së Ukrainës duhet të vijnë në qendrat e duhura. Ministria e Punëve të Brendshme do të përfshijë veteranët në mbrojtjen e shtetit”, tha ai.

Presidenti gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen dhurimit të gjakut për mbrojtësit e plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button