Presidenti çek: Rusia të hiqet nga sistemi SWIFT

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, i cili në të kaluarën ka promovuar marrëdhënie të ngrohta me Moskën, tha se sulmi rus kundër Ukrainës është “krim kundër paqes”, transmeton REL.

Ai bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve të ashpra, përfshirë heqjen e Rusisë nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT.

“Duhet të izolohet një i çmendur, jo vetëm të mbrohemi kundër tij me fjalë, por me masa konkrete”, tha presidenti çek, duke iu referuar me sa duket homologut rus.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button