17 raste të reja të persovane të infektuar me virusin HIV

Këtë vit në Maqedoni janë konfirmuar 17 raste të reja të persovane të infektuar me virusin HIV, shumica prej tyre burra.

Shumica e të infektuarve të rinj virusin e kanë fituar nga marrëdhënia me burra, kurse numri është më i vogël i personave që janë infektuar nëpërmjet rrugës heteroseksuale, thotë koordinatori nacional për luftë kundër Hiv/Sida, dr. Xvonko Milenkoviq.

Pothuajse të gjithë personat që janë bartës të HIV,janë 83 persona, mes të cilëve janë edhe rastet e reja pranojnë terapi antivirus në Klinikën për sëmundje infektive dhe kushte febrile.

Mes tyre është edhe një fëmijë një vjeçar të cilit virusin ja ka përcjell nëna e tij në shtatzani, kurse familjarët nuk kanë qenë në dijeni se ajo është bartëse e këtij virusi të rrezikshëm.

Në pyetjen se sa ky virus vdekjeprurës mund të mbahet nën kontroll me pranimin e terapisë ARV dhe me atë të zgjatet paraqitja e sëmundjes, dr.Milenkoviq I cili është drejtor i Klinikës thotë se nëse me kohë dallohet infektimi dhe nëse me kohë fillohet me barna efikase dhe personi shkon në kontroll rregullisht vdekja te këta persona është në zero dhe gjatësia e jetës mund të barazohet me ata persona që nuk e kanë HIV/sida.

Lajme të ngjashme

Back to top button