Pendarovski: E dënoj ashpër sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, kërcënim për Evropën

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nëpërmjet një kumtese ka dënuar veprimet ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës, njofton Portalb.mk.

“I dënoj ashpër veprimet ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës, që do të çojë në mënyrë të pashmangshme humbjen e jetëve të njerëzve dhe do të shkaktojë dëme materiale. Invazioni i Ukrainës nga ana e Rusisë është sulm ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, shkelje e rëndë e parimeve themelore ndaj rendit demokratik dhe kërcënim për stabilitetin e Evropës. Si anëtare e NATO-s, i bashkohem thirrjes së Aleancës drejt Rusisë për ndalimin e veprimeve ushtarake në territorin e Ukrainës. Në emrin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shprehim solidaritet me popullin ukrainas në këto kohëra të vështira”, thotë Pendarovski.

Presidenti Pendarovski për sot ka thirru edhe mbledhje të Këshillit të Sigurimit, në të cilën do të bisedohet për agresionin rus ndaj Ukrainës.

Seanca do të mbahet në Kabinetin e Presidentit prej orës 14:00.

Presidenca njofton se pas mbarimit të seancës, do të dërgojnë kumtesë.

Ndryshe, forcat ruse kanë nisur një sulm ndaj Ukrainës pas disa muajsh të rritjes së trupave ushtarake përgjatë kufirit të saj. Shpërthime u dëgjuan herët të mërkurën pranë kryeqytetit ukrainas të Kievit, me presidentin ukrainas Vladimir Zelenskyy i cili tha se Rusia kishte kryer sulme në infrastrukturën ushtarake dhe mbi rojet kufitare në rajonin e Donbas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button