Qytetarët po ikin nga Kievi pas fillimit të sulmit nga ana e Rusisë (VIDEO)

Fotografitë nga Kievi tregojnë radhë të gjata makinash teksa banorët largohen nga qyteti, i cili ishte objektivi i raketave ruse mëngjesin e sotëm. Trafiku i rënduar është në drejtim të perëndimit, ndërsa shpërthimet janë dëgjuar në pjesën lindore të qytetit, drejt aeroportit “Borispil”, transmeton Portalb.mk.

Rusia nisi një operacion ushtarak në Ukrainë mëngjesin e sotëm, duke sulmuar nga veriu, lindja dhe jugu. Pamjet e publikuara nga shërbimi kufitar ukrainas treguan autokolona ushtarake ruse që hynin nga Bjellorusia dhe gadishulli i Krimesë. Trupat ruse kanë hyrë tashmë në rajonet veriore dhe lindore të Ukrainës.

Autoritetet ukrainase thonë se të paktën tetë persona janë vrarë në sulmet ruse deri më tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button