Ukraina: Rusia filloi sulmet nga Bjellorusia dhe Krimea

Ukraina njoftoi se Rusia ka nisur sulmet ndaj Ukrainës nga Bjellorusia fqinje dhe gadishulli i okupuar i Krimesë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shërbimi kufitar shtetëror i Ukrainës njoftoi se agresioni rus nisi sot rreth orës 05:00 me orën lokale nga territori i pushtuar.

“Aktualisht po regjistrohet lëvizja e pajisjeve ushtarake nga gadishulli përtej kufirit administrativ”, thuhet në njoftim.

Rusia mori gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014, një hap që Bashkimi Evropian, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe Turqia e quajtën të paligjshëm.

“Në zonat e Lugansk, Sumy, Kharkiv, Chernihiv dhe Zhytomyr, përgjatë kufijve lindorë dhe veriorë të Ukrainës, ka pasur sulme ndaj njësive kufitare, patrullave kufitare dhe postblloqeve duke përdorur artileri, pajisje të rënda dhe armë të kalibrit të vogël”, thuhet në njoftim.

Herët në mëngjes, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në vend.

Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se ai urdhëroi një operacion të posaçëm ushtarak në rajonin e Donbasit pas disa javësh grupimi të trupave në kufijtë e Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button