Komanda e Forcave të Ukrainës: Janë rrëzuar 5 avionë rusë dhe 1 helikopter

Të paktën 5 avionë rusë dhe një helikopter u rrëzuan, njoftoi sot Komanda e Forcave të Përbashkëta të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Më 24 shkurt, 5 avionë dhe një helikopter i agresorit u rrëzuan në afërsi të zonës së Forcave të Përbashkëta”, shkroi komanda në Facebook.

“Forcat e Përbashkëta kanë treguar rezistencë të ashpër ndaj forcave të armatosura të Federatës Ruse”, thuhet në deklaratë.

Duke vënë në dukje se njësitë ushtarake të Ukrainës po mbajnë pozicionet e tyre, komanda tha se “armiku ka pësuar humbje”.

“Qëndroni të qetë dhe keni besim tek mbrojtësit ukrainas. Le të fitojmë së bashku!”, përfundon deklarata.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin pasi trupat ruse hynë në kufi dhe goditën caqet përreth kryeqytetit Kiev.

“Shpërthime u dëgjuan në shumë qytete të Ukrainës. Kemi shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin”, tha Zelensky.

Sipas raportimeve, një grua është plagosur teksa sulmet ajrore ruse dëmtuan një kompleks apartamentesh pranë qytetit verilindor Kharkiv.

Rusia ka shënjestruar zona të rëndësishme në qytete me armë dhe raketa, sipas raporteve.

Sot në orët e para u raportua për shpërthime në disa provinca të Ukrainës, përfshirë Kievin ndërsa disa tanke thuhet se kaluan kufirin me Bjellorusinë për në Ukrainë.

Në një deklaratë mëngjesin e sotëm, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se po përdor “armë me precizitet të lartë” për të çaktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore, aeroportet ushtarake dhe forcat ajrore të Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button