Rusia filloi pushtimin e Ukrainës: Bota perëndimore thirrje për të ndaluar luftën (FOTO-VIDEO)

Forcat ruse kanë nisur një sulm ndaj Ukrainës pas disa muajsh të rritjes së trupave ushtarake përgjatë kufirit të saj. Shpërthime u dëgjuan herët të mërkurën pranë kryeqytetit ukrainas të Kievit, presidenti ukrainas Volodimir Zelenskyy tha se Rusia kishte kryer sulme në infrastrukturën ushtarake dhe mbi rojet kufitare në rajonin e Donbas. Ai e ka ftuar popullatën që ta mbështet ushtrinë e cila po lufton me forcat ruse, transmeton Portalb.mk.

22:54 – Macron kërkoi nga Putin të ndalë menjëherë ofensivën në Ukrainë

22:41 – Ukraina raporton për mbi 50 të vrarë

22:31 – Mbi 850 persona janë arrestuar në Rusi për shkak të protestave antiushtarake

22:08 – Forcat ruse e ndërmorën Çernobilin, konfirmoi kryeministri ukrainas

21:42 – Bajden: Nuk do të luftojmë me Rusinë në Ukrainë, por do të mbrojmë çdo centimetër nga territori i NATO-s (VIDEO)

20:58 – Britania njoftoi “pakon më të ashpër” të sanksioneve ndaj bankave dhe kompanive ruse

20:10 – FMN paralajmëroi “rreziqe ekonomike” nga konflikti në Ukrainë

18:58 – Tre shtete hoqën dorë nga play-off i Kupës së Botës i caktuar të mbahet në Rusi

18:43 – BE-ja bëhet gati për refugjatët nga Ukraina

18:12 – G7: Putini e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë

17:53 – Kryeministri Kovaçevski zhvilloi takim me Ambasadoren e Ukrainës në Shkup

17:06 – Zelensky: Forcat ruse po tentojnë ta marrin në kontroll Centralin Bërthamor të Çernobilit

17:03 – NATO e gatshme të garantojë sigurinë në Ballkan

16:53 – Këshilli i Sigurimit në RMV mbajti mbledhje për gjendjen në Ukrainë: Institucionet të jenë të gatshme për reagim

14:56 – Scholz: Putin ka bërë një gabim të rëndë

14:05 – Presidenti serb Vuçiç pas 36 orësh do të prononcohet për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës

13: 54 – NATO do ta përforcojë qëndrimin e mbrojtjes pas ndërhyrjes ruse në Ukrainë

13: 46 – Xhaferi: Ukraina nuk është larg, pasojat janë të gjata, veçmas në aspektin ekonomik

13:41 – Kovaçevski: Fuqishëm dënoj aktin e agresionit të hapur ushtarak nga Rusia ndaj Ukrainës

13:14 – Turqia: I bëjmë thirrje Rusisë ta ndalë sa më parë këtë veprim të padrejtë dhe të paligjshëm ndaj Ukrainës

12:50Maqedonia e Veriut i bashkëngjitet BE-së me sanksione ndaj Federatës Ruse

Qeveria e RMV-së obligoi Ministrinë e Punëve të Jashtme që përmes misionit të Përhershëm të BE-së në Bruksel të njoftojë se Maqedonia e Veriut po i bashkohet pakos së re të masave restriktive të Këshillit të BE-së, së bashku me të gjitha vendimet e mëparshme për masat restrikive nga viti 2014 e deri më tani duke pasur parasysh situatën në Ukrainë, dhe për të filluar procedurën për zbatimin e tyre. LEXO MË SHUMË: KËTU

Video nga Twitter

FOTO GALERI NGA SITUATA

This slideshow requires JavaScript.

12:23 – Johnson: Katastrofë për kontinentin tonë

12:10 – Zelensky thirrje popullit ukrainas: Ushtarët kanë nevojë për mbështetjen tuaj

11:52 – Ukraina kufizoi tërheqjen e parave nga bankat (FOTO-GALERI)

11:35 – Moldavia mbyll hapësirën ajrore, mirëpret refugjatë ukrainas

Moldavia njoftoi se ka mbyllur hapësirën e saj ajrore, për shkak të luftës në Ukrainën fqinje. Paraprakisht, presidentja Maia Sandu tha se Kishinjevi do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme dhe se është i gatshëm të pranojë dhjetëra mijëra njerëz nga Ukraina. LEXO MË SHUMË: KËTU

11:30 – Presidenti Zelensky njoftoi se Ukraina ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Rusinë

11:17 – Banorët e Donbasit të Ukrainës përshkruajnë situatën mes sulmeve ruse “të tmerrshme”

11:28 – Presidenti çek: Rusia të hiqet nga sistemi SWIFT

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, i cili në të kaluarën ka promovuar marrëdhënie të ngrohta me Moskën, tha se sulmi rus kundër Ukrainës është “krim kundër paqes”. Ai bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve të ashpra, përfshirë heqjen e Rusisë nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT. LEXO MË SHUMË: KËTU

10:35 – Pendarovski: E dënoj ashpër sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, kërcënim për Evropën

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nëpërmjet një kumtese ka dënuar veprimet ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës. LEXO MË SHUMË: KËTU

11:06 – Ukraina: Do të fillojmë shpërndarjen e armëve tek të gjithë veteranët dhe vullnetarët që janë të gatshëm

10:56 – Lukashenka: Trupat bjelloruse nuk janë pjesë e sulmit rus në Ukrainë

10:30 – Forcat e Armatosura të Ukrainës mbajnë fort pozicionet e tyre mbrojtëse

Ministria Ukrainase e mbrojtjes njoftoi se në rajonin e Chernihiv, është ndërprerë agresioni.

Lufta të ashpra po zhvillohen në drejtim të Kharkiv dhe në zonën e Operacionit të Forcave të Përbashkëta, ku Rusia pësoi viktima në njerëz dhe materiale.

“Forcat tona kanë marrë nën kontroll të plotë MARIUPOL dhe SHCHASTIA. Të paktën gjashtë avionë, dy helikopterë dhe dhjetëra automjete të blinduara të armikut janë shkatërruar”, thuhet në njoftim.

Situata në drejtimin e Kharkiv është e vështirë, por forcat e mbrojtjes ukrainase po luftojnë kundër agresorit.

10:23 – Qytetarët po ikin nga Kievi pas fillimit të sulmit nga ana e Rusisë (VIDEO)

10:00 – Ukraina: Rusia filloi sulmet nga Bjellorusia dhe Krimea

9:51 – Komanda e Forcave të Ukrainës: Janë rrëzuar 5 avionë rusë dhe 1 helikopter

9:48 – BE-ja do të shpall sanksione të reja kundër Rusisë pas sulmit ndaj Ukrainës

09:28 – Lëkunden tregjet

Çmimet e naftës u rritën në mbi 100 dollarë për fuçi dhe tregjet globale të aksioneve ranë, pas raportimeve se Rusia ka nisur sulm të shkallës së gjerë kundër Ukrainës, transmeton REL.

Çmimet e arit dhe jenit japonez – që konsiderohen si “streha të sigurta” gjatë pasigurive globale – u rritën po ashtu.

9:23 – Biden: Bota do ta mbajë Rusinë përgjegjëse për sulmin

09:19 – Stoltenberg: Kërcënim për sigurinë euroatlantike

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e dënoi atë që e quajti sulm “të pamatur” të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ai njoftoi se aleatët e NATO-s do të mblidhen në takim për të diskutuar “agresionin rus”. Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por është në linjë me Perëndimin.

“Kjo është shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe kërcënim serioz për sigurinë euroatlantike”, shkroi Stoltenberg në Twitter.

08:06 – Rusia pretendon se sulmet ajrore që nuk kanë në shënjestër qytetet e Ukrainës, nuk përbëjnë kërcënim civil

Ministria ruse e mbrojtjes ka pohuar se sulmet e saj ajrore në Ukrainë nuk kanë në shënjestër qytetet e vendit dhe nuk përbëjnë kërcënim për civilët, raporton agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë mohoi të ketë sulmuar qytetet ukrainase, duke thënë se në shënjestër ka “infrastrukturën ushtarake, mbrojtjen ajrore dhe forcat ajrore me armë të precizionit të lartë”, raportoi agjencia ruse e lajmeve RIA.

Ukraina njoftoi më herët se të paktën tetë persona ishin vrarë dhe nëntë të tjerë ishin plagosur nga bombardimet ruse.

Zelenskyi tha se po shpall gjendje lufte, por u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të qetë.

Presidenti rus konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.

08:00 – SHBA dënoi operacionin

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e dënoi operacionin, duke e cilësuar atë si një sulm “të paprovokuar dhe të pajustifikuar” ndaj Ukrainës dhe shtoi se bota “do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”.

07:52- BE do të vendosin “sanksionet më të ashpra” ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian do të vendosë paketën më të ashpër të sanksioneve të zbatuara ndonjëherë ndaj Rusisë për sulmin ndaj Ukrainës, ka thënë shefi i politikës së jashtme të bllokut.

“Bashkimi Evropian do të përgjigjet në mënyrat më të forta të mundshme…(udhëheqësit e BE-së) do të miratojnë një paketë më të fortë, paketën më të ashpër të sanksioneve që kemi zbatuar ndonjëherë”, u tha Josep Borrell gazetarëve në Bruksel.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se “Rusia duhet ta tërheqë ushtrinë dhe të respektojë plotësisht integritetin territorial të Ukrainës”.

07:35 – Rusia pezulloi transportin në detin Azov

Rusia ka pezulluar lëvizjen e anijeve tregtare në detin Azov deri në një njoftim të dytë, ka cituar agjencia e lajmeve Interfax të ketë thënë Agjencia shtetërore për transportin detar dhe lumor.

Ukraina dhe Rusia kanë të dyja porte në Detin Azov, duke përfshirë portin kryesor të Ukrainës, Mariupol, ndërsa Rusia kontrollon grykën e detit në ngushticën e Kerçit.

6:00 – Ukraina reagoi pas pushtimit

Në një postim në Twitter, Kuleba shkroi se presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”.

Ai tha se Ukraina do ta mbrojë veten dhe se “bota mund dhe duhet ta ndalë Putinin”.

“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulm. Kjo është një luftë agresioni”, tha Kuleba.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, tha se Rusia ka kryer sulme me raketa në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare.+

05:55  – Putin shpalli pushtimin

Putin njofton një sulm në Donbas dhe i bën thirrje ushtrisë së Ukrainës që të heqë armët.

Udhëheqësi rus paralajmëron vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë në veprimin rus do të çonte në “pasoja që ata nuk i kanë parë kurrë”.

Shpërthime dhe të shtëna me armë u raportuan në Kiev dhe qytete të tjera.

Sipas raporteve nga agjencitë perëndimore të lajmeve, qytete të shumta janë nën sulm. CNN raportoi për shpërthime në së paku shtatë qytete.

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan pranë aeroportit kryesor “Boryspil” në Kiev, menjëherë pasi Rusia njoftoi për operacionin, bëri të ditur agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar mediat lokale.

Nuk është ende e qartë nëse forcat tokësore janë të përfshira në ndonjë aksion.

Në një fjalim televiziv, drejtuar kombit, Putin u përpoq të justifikonte operacionin, duke pretenduar se ai është i nevojshëm për ta parandaluar Ukrainën nga sigurimi i armëve bërthamore – edhe pse Ukraina nuk ka shprehur synime të tilla.

“Rrethanat kërkojnë që ne të ndërmarrim veprime vendimtare dhe të menjëhershme”, tha Putin, duke shtuar se separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donbasit, në lindje të Ukrainës, kanë kërkuar ndihmë.

Ai i bëri thirrje ushtrisë ukrainase të dorëzojë armët dhe tha se Rusia “nuk e ka ndërmend të pushtojë territorin ukrainas”.

Javëve të fundit, Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën – gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Tensionet janë rritur edhe më shumë këtë javë, kur Putin ka marrë vendim për t’i njohur rajonet separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si entitete të pavarura dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse atje.

Perëndimi i ka dënuar ashpër këto veprime dhe ka nisur me vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Putin, me javë të tëra, e ka mohuar se synon pushtimin e Ukrainës, përkundër pohimeve të inteligjencës perëndimore se ai po përgatitet për luftë.

Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO – gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial – dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.

Ukraina ka synuar t’i bashkohet NATO-s qëkur Rusia ka aneksuar gadishullin e saj të Krimesë në vitin 2014 dhe ka nxitur një rebelim separatist në provincat e saj lindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button