U shpall thirrja për aplikime për edicionin e tretë të Hekatonit për të Dhëna të hapura

Fondacioni Metamorfozis i fton të gjithë studentët e interesuar, startap kompanitë në fushën e TI-së dhe të gjithë entuziastët e TI-së të aplikojnë për edicionin e tretë të Hekatonit Të dhëna të hapura, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Hekatoni është garë katër-ditore në të cilin pjesëmarrësit duhet të krijojnë një zgjidhje kreative që do mundësojë promovimin e konceptit për të dhëna të hapura. Qëllimi i tij kryesor është t’i përfarojë të dhënat e hapura te qytetarët dhe t’i prezantojë ato në një mënyrë të thjeshtë dhe inovative.

Hekatoni do të mbahet nga data 24 deri më 27 mars dhe organizohet në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare. Të drejtë për pjesëmarrje kanë ekipe të përbëra nga studentë ose startap kompani në fushën e TI-së. Prandaj është e domosdoshme që anëtarët e secilit ekip të kenë njohuri mbi programimin, dizajnin, ekonominë, marketingun dhe fusha të ngjashme. Një ekip mund të përbëhet nga të paktën tre anëtarë dhe maksimumi tetë, ndërsa një kompani mund të regjistrojë vetëm një ekip.

Fituesi i Hekatonit do të marrë mbështetje financiare prej 3000 dollarë që do të jenë për të përfunduar versionin demo në aplikacion funksional.

Të gjitha informacionet rreth Hekatonit janë në dispozicion në lidhjen e mëposhtme, ndërsa të interesuarit mund të aplikojnë duke plotësuar këtë formular.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button