Dobësi gjatë blerjeve, regjistrim i gabuar dhe jo në kohë i mjeteve dhe faturave, konstatoi Revizioni në Fakultetin e Arteve në USHKM

Enti Shtetëror për Revizion ka konstatuar parregullsi në revizionin e kryer në Fakultetin e Arteve te Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, duke paraqitur edhe disa rekomandime, transmeton Portalb.mk.

“Të dhënat në evidencën e kontabilitetit dhe bilancin bruto nuk janë të harmonizuara me raportet financiare; parregullsi në pagesën e kompensimeve për kryerjen e punës shtesë që nuk janë pjesë e obligimeve të rregullta të punës dhe mosvendosje e evidencës së kontabilitetit për huamarrjen studentore dhe kthimin e borxhit në bazë të marrëveshjeve të lidhura për studime”, konstatojnë nga Revizioni për disa parregullsi që janë hasur në këtë Fakultet.

Në revizionin e kryer është konstatuar që regjistrimi i mjeteve është kryer jo i plotë dhe i gabuar, evidentim jo në kohë dhe kronologjik i faturave të pranuara dhe dobësi gjatë blerjeve të realizuara. Në lidhje me këto parregullsi, Revizioni ka rekomanduar ndër të tjera edhe përmirësimin e nivelit të konkurrencës gjatë realizimit të blerjeve publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button