Kryeministri Kovaçevski sot do të bisedojë me kolegun e tij ukrainas, jemi të hapur për të ofruar ndihmë

Zëdhënësit e Qeverisë, Muamet Hoxha dhe Dushko Arsovski, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp informuan për vendimet dhe konkluzat e miratuara në mbledhjen e 16-të, duke u përgjigjur edhe në pyetjet në interes të mediave dhe opinionit.

Në mbledhjen e djeshme u shqyrtua dhe u miratua Informacioni për situatën e sigurisë në dhe rreth Ukrainës dhe e ngarkoi Ministrinë e Punëve të Jashtme, në koordinim me institucionet kompetente, të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e pjesëtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë misionit special monitorues të OSBE-së në Ukrainë.

Për momentin, njoftuan zëdhënësit, monitoruesit tanë, rreth 30, janë të sigurt dhe i kryejnë detyrimet e tyre të rregullta dhe në rast të përkeqësimit shtesë të situatës, imponohet nevoja për angazhim të shpejtë dhe efikas për të garantuar sigurinë e tyre.

Lidhur me shtetasit tanë, Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kiev ka evidentuar 100 persona që i kanë dorëzuar të dhënat e tyre se po qëndrojnë në Ukrainë dhe prej tyre, përfshirë ditën e djeshme, janë kthyer 13.

Në pyetjen gazetareske nëse dhe sa vendi ynë mund të pranojë emigrantë nga Ukraina nëse vjen në valë të re emigrantësh nga ky vend, u tha se si në më shumë raste deri më tani, Qeveria do të ofrojë ndihmë edhe në rast të eskalimit në Ukrainë, si dhe të gjitha përpjekjet janë që kjo të mos ndodh.

“Në këtë drejtim është edhe biseda telefonike, të cilën kryeministri Dimitar Kovaçevski do ta ketë me kolegun e tij, Denis Shmigalj, Kryetar i Qeverisë së Ukrainës, me të cilin mes tjerash do të bisedojë edhe për këtë temë dhe pas kontaktimit, Qeveria do të bëjë vlerësim lidhur me llojin e ndihmës që do ta ofrojmë si shtet”, thanë zëdhënësit.

Në pyetjen nëse shteti ynë do të përfshihet në sanksionet ndaj Rusisë, që i përgatitën BE-ja dhe SHBA-të, zëdhënësit e shprehën qëndrimin se Maqedonia e Veriut është në linjë për të arritur 100% pajtueshmëri me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Lidhur me pakon e sanksioneve të Unionit që po paralajmërohet, Qeveria në mënyrë plotësuese do të debatojë dhe do të vendos, për të cilën opinioni do të informohet, thanë zëdhënësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button