fbpx

Banorët e Gjenovicës protestojnë për prerjen malit, fshati rrezikohet nga vërshimet

Banorët e fshatit Gjenovicë të komunës së Gostivarit, kanë protestuar për shkak të prerjes së drunjve në pyjet e këtij fshatit të cilat rreth e përqark është i rrethuar me përenjë.

Ata kërkojnë që pyjet të mos preken deri sa për këtë lëndë të vendos gjykata.

Anëtari i Bashkësisë Lokale Nazif Jusufi thotë se kanë njoftuar të gjitha institucionet për këtë lloj shqetësimi por në mirëkuptim kanë hasur vetëm nga Komuna e Gostivarit.

“Mali po shkatërrohet, po pritet drunjtë pa asnjë kriter dhe jashtë çdo rregulle ekologjike. Rrezikohemi si fshat”, thotë Jusufi.

“Ne rrezikohemi edhe nga vërshimet. Kur moti është i ligë, në fshat kemi edhe vërshime nga të reshurat atmosferike”, thotë Sadri Saiti kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Gjenovicë.

“Në disa vende, është bërë edhe prerje në pronë private dhe kjo në masë të madhe ka shqetësuar pronarët”, thotë Veli Nuhiu një banorë tjetër i fshatit.

Protesta paraprakisht ishte paralajmëruar edhe në Stacionin Policor të Gostivarit, nga ku ishte marr leja e mbajtjes së protestës. Pjesëtarët e policisë ishin në terren dhe ndoqën nga afër rrjedhën e protestës e cila përfundoi e qetë dhe pa asnjë incident.

Edhe banorët e fshatit Koritë protestuan në hyrje të fshatit për shkak të prerjes së malit.

Lajme të ngjashme

Back to top button