U sekuastrua drogë me vlerë prej mbi 200 mijë euro e cila nga Maqedonia duhej të arrinte në Turqi – mes të arrestuarve dhe shtetas të Shqipërisë dhe Kosovës

Është shtypur një grup ndërkombëtar kriminal për trafik ilegal droge, si dhe janë arrestuar 10 persona shtetas të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas MPB-së janë sekuestruar rreth 40 kilogramë marijuanë në vlerë mbi 200 mijë euro, transmeton Portalb.mk.

Aksioni ka ndodhur mbrëmë dhe të arrestuarit kanë organizuar transportin e marijuanës nga Shqipëria përmes Kosovës drejt vendit tonë, për ta transportuar më tej drejt Turqisë.

“Gjatë orëve të natës në rrugën lokale për në fshatin Sopishtë vetura e zyrtarëve policor kanë ndaluar dy automjete për udhëtar. Gjatë kontrollit në bagazhin e njërit automjet u gjet një çantë me 27 pako marijuanë, ndërsa mjeti tjetër kishte për detyrë të raportonte praninë e patrullave policore, pra kishte rolin e ‘pastruesit’. Të dy personat janë ndaluar dhe lënda narkotike është konfiskuar. Njëkohësisht, në një udhëkryq pranë Qendrës Tregtare në zonën e Bit-pazarit, efektivët e policisë kanë arrestuar tre persona të cilët udhëtonin me vetur, mes të cilëve një shtetas shqiptar, ndërsa një person është privuar nga liria në lagjen Gorçe Petrov. Njëkohësisht në dalje të pikës kufitare – Bllacë e poshtme, policia kufitare ka arrestuar një shtetas të Kosovës në tentativë për arratisje nga vendi. Gjatë kontrollit në dy lokacione në fshatin Patishka Rekë, janë gjetur 26 pako me marijuanë, si dhe janë arrestuar dy persona për të cilët me urdhër të gjykatës është lëshuar urdhër arresti qendror për dënim të formës së prerë prej 2 vjet burg dhe masë shtesë paraburgim për një person dhe vendim gjykate me masë të caktuar paraburgimi për personin e dytë”, njoftoi Prokuroria.

Nga MPB theksuan se janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, në fshatin Nikishtan, te S.F (36), ku janë gjetur makina për “gërmim” të bitcoinave, me të cilat kryhej vjedhje e energjisë elektrike, si dhe në zonat e Karposhit dhe Bit Pazarit, ku janë gjetur lëndë të lidhura me vepra penale, ndërsa në dalje të pikës kufitare Bllacë e Poshtme, nga policia kufitare në Qendrën rajonale Veri, është arrestuar shtetasi i Kosovës F.T.(32), në tentim për tu arratisur nga vendi.

Gjatë ditës së sotme, prokuroripPublik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të nxjerrë urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj dhjetë personave për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogravenarkotike. Të dyshuarit sot do të sillen para gjykatësit të procedurës paraprake.

Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet, prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do t’i propozojë gjykatës që të dyshuarve t’u caktohet masa e paraburgimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button