Shkup, projektuesit e Sallës Universale: Deklaratat e kryetares Danella Arsovska nuk janë të vërteta

Byroja projektuese “Megaron Engineering”, e cila e ka dhuruar projektin për Sallën Universale të Qytetit të Shkupit, thonë se deklaratat e kryetares Danella Arsovska nuk janë të vërteta se dokumentacioni i projektit është i pasigurt dhe me gabime. Projektuesit thonë se kanë marrë një mendim pozitiv nga Instituti i Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë Inxhinerike (ITSI), raporton SDK, transmeton Portalb.mk.

“Projekti për fasadën dhe kupolën i është dorëzuar Qytetit të Shkupit së bashku me ekspertizën e dokumentacionit të projektit dhe me mendim pozitiv nga ITSI dhe kështu ka marrë vendim për përshtatje nga Komuna Qendër. Megaron Engineering ka zhvilluar një dizajn të rishikuar për strukturën e çelikut, pasi u identifikuan parregullsi në themelet dhe pllakat ekzistuese dhe pasi u identifikua nevoja për elemente të reja strukturore. Projekti i tillë është rishikuar, dhe është dërguar sërish në ITSI dhe është marrë sërish mendimi i dytë pozitiv. Të gjitha mendimet pozitive dhe rishikimet e dokumentacionit të projektit i janë dorëzuar Qytetit të Shkupit. Ndryshime të tilla priten gjatë rindërtimit të objekteve ekzistuese dhe janë në përmasa që në asnjë mënyrë nuk e rrezikojnë stabilitetin e objektit dhe sigurinë e njerëzve”, reaguan nga “Megaron Engineering”, pas konferencës për media të kryetares Arsovska.

Projektuesit thonë se dokumentacioni i projektit është ndarë në dy faza me kërkesë të Qytetit të Shkupit, përkatësisht faza 1 – Rikonstruksioni i fasadës mbështjellëse dhe çatisë dhe faza 2 – Përgatitja e projektit bazë për të gjitha fazat tjera tekniko-teknologjike dhe të brendshme.

“Megaron Engineering ka përgatitur edhe dokumentacionin e projektit për fazën 2, për të cilën është njoftuar edhe administrata e qytetit të Shkupit”, thanë projektuesit pasi Arsovska paraprakisht tha se nuk ka asnjë projekt për pjesën e brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button