Vetëm 1 euro biletat për ndeshjen e radhës te Milani

Milani njofton se tifozët e tyre mund të aktivizojnë një promovim special për të blerë bileta për ndeshjen e ardhshme të Serisë A kundër Udineses për vetëm 1 euro.

Kuqezinjtë janë liderë të Serisë A, me dy pikë epërsi ndaj Interit dhe Napolit, megjithëse Nerazzurrët kanë një ndeshje më pak, shkruan Footballitalia, transmeton Klankosova.tv.

Skuadra e Stefano Piolit do të presin Udinese në Stadio Meazza të premten dhe do të shpresojnë të marrin mbështetje të fortë nga tribuna. Për të rritur praninë e tifozëve të tyre në stadium, ata kanë aktivizuar një promocion të veçantë, duke vënë në dispozicion disa bileta për vetëm 1 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button