fbpx

Viktimat e ngjarjes së mbrëmshme Gorani nga Haraçina dhe Adrijana nga Shtipi

Mbrëmë rreth orës 20.30 para ndërtesës numër 10 në lagjen aerodrome, 43 vjeçari Goran S nga Hara Haraçina ka goditur me një plumb në kokë 38 vjeçaren  Adrijana.S nga Shtipi dhe më pas ka qëlluar edhe vetveten.

Trupat e viktimave janë dërguar për obduksion. Jo zyrtarisht nga MPB thonë se të dy personat për një kohë të gjatë kanë pasur lidhje dashurie.

Në vendin e ngjarjes ka pasur shumë kalimtarë të rastit të cilët kanë dëgjuar grindjet mes ciftit të dashuruar.

Adrijana ka filluar të ik rreth ndërtesave, ndërsa pas saj ka vrapuar Goran.S. Kur e ka kapur e ka goditurfort në kokë dhe pas konfrontimit, Gorani ka nxjerr pistoletën dhe e ka qëlluar në kokë.

Banorët të shqetësuar nga krismat kanë thirrur policinë. Njësia “Alfa” ka arritur shpejtë, më pas ka ardhur ekipi policorë, por ata vetëm kanë konstatuar vdekjen e Adrijanës dhe të Goranit.

Lajme të ngjashme

Back to top button