Numri i udhëtarëve ndërmjet qyteteve në Maqedoninë e Veriut është rritur për 5.9 përqind, ndërsa 157 përqind për jashtë vendit

Në tremujorin e fundit të vitit 2021 është rritur numri i udhëtarëve në Maqedoninë e Veriut, si për transportin brenda vendit, ashtu edhe në transportin ndërkombëtar, transmeton Portalb.mk.

“Numri i përgjithshëm i udhëtarëve të transportuar me transport rrugor në tremujorin e katërt të vitit 2021 është rritur për 16.9 %. Numri i udhëtarëve të transportuar në transportin urban është rritur për 12.5 %, në transportin periferik për 24.0 %, në transportin ndërmjet qyteteve për 5.9 %, në transportin ndërkombëtarë për 156.9 %”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që në tremujorin e katër janë regjistruar gjithsej 11 700 000 udhëtarë. Në këtë periudhë transportin ndërkombëtar e kanë realizuar 76 000 qytetarë, ndërsa atë ndërmjet qyteteve e kanë realizuar 701 000 qytetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button