Për disa mësimdhënës me përvojë në Maqedoninë e Veriut kontratë me afat të caktuar, për të tjerë punësim të përhershëm pa përvojë

Përfaqësuesit e sindikatës thonë se heqja e stazhit për praktikant që, ndër të tjera, propozohet me ndryshimet në Ligjin për mësimdhënësit, nuk garanton punësim të përhershëm të atyre që aktualisht janë me kontratë me afat të caktuar, raporton REL, përcjell Portalb.mk.

Pothuajse dy vjet jam munduar të gjej punë si mësuese klasore, në një nga shkollat ​​e Shkupit, thotë një mësuese i cila prej para pak kohësh e zëvendëson një mësuese tjetër në një shkollë komunale. Për shkak të pamundësisë të punësohet në shkollë publike, ajo ka bërë punë të tjera, edhe pse siç thotë më së miri ndihet në klasë. Punën e tanishme si zëvendës mësuese e ka marrë përmes Agjencisë së Punësimit, por që në fillim drejtoresha e shkollës i ka thënë të mos shpresojë se do të punësohet.

“Përvoja ime tregon se është e vështirë të hysh në shkollë publike. Kam kërkuar punë në disa shkolla fillore dhe të mesme, por nuk ia dola të gjej. Shpalljet zakonisht janë të brendshme, e pastaj shko e kalo mbi njerëz, duhet të njihni dikë ose duhet të jeni anëtar partie. Mendoj se kjo është mënyra e vetme për të hyrë në punë”, tregon mësuesja.

Rreth 4700 pedagogë janë aktualisht në punë pa kontratë pune në kohë të pacaktuar. Secili ka frikë për të ardhmen e tij sepse edhe ligji aktual për marrëdhënie pune edhe ndryshimet në ligjin për arsimtarët nuk i garantojnë punësim të sigurt.

Sipas Ligjit për Marrëdhënie Pune, nëse punëmarrësi nuk merr vendim të përhershëm brenda periudhës deri në 5 vjet, atëherë kontrata e tij automatikisht shndërrohet nga kontrata me afat të caktuar në atë me afat të pacaktuar.

Nga viti 2009, në përputhje me ndryshimet e këtij ligji në fushën e arsimit, mësuesit të cilët një vit kanë stazh si praktikant nën mentorimin e një mësimdhënësi më të vjetër, ndërsa pastaj shkojnë në provim profesional.

Ndryshimet e reja në Ligjin për mësimdhënësit, për të cilat partia në pushtet dhe opozita mes veti akuzohen për “partizim”, parashikojnë heqjen e stazhit për praktikant, me çka do të shkurtohet procedura për punësim të përhershëm.

Por, publiku profesionist thotë se, kjo do të thotë që punësim të përhershëm mund (por nuk është domosdo) të fitojnë edhe ata që kanë përvojë disavjeçare, ndërsa mund të fitojë dikush që nuk ka as një ditë stazh.

Pasaktësitë dhe zbrazëtirat e ligjit për mësimdhënësit?

Sipas kryetarit të Sindikatës për Arsim dhe Shkencë Jakim Nedellkov, këto ndryshime lënë dyshime për partizim në arsim, edhe pse siç shton ai punësimet  edhe tani nuk janë naivë.

“Me ligjin e ri thuhet se punësimi i parë pranohet për një kohë të pacaktuar dhe më pas jepet provimi profesional, praktika me mentor etj. Pra, hipotetikisht unë si drejtor, pavarësisht nëse kandidati është i përshtatshëm apo nuk është i përshtatshëm për vendin e punës, do të duhet ta pranoj me afat të pacaktuar, pa e ditur se çfarë punonjësi është. A do ta pranoj ose do të më urdhërojë dikush që ta pranoj dhe më vonë mund të kem problem me punëtorin nëse ai e kryen punën me ndërgjegje”, tha Nedellkov.

Nga Sindikata e Pavarur për Arsim dhe Kulturë, nga ana tjetër, konsiderojnë se ligji duhet të përmbajë një dispozitë sipas së cilës secili që e ka dhënë provimin profesional të praktikantit duhet të merr vendim për punë të përhershme. Kështu siç është, thotë Tomisllav Gievski nga kjo sindikatë, lë hapësirë ​​për manipulime të mundshme në përzgjedhjen e kuadrit arsimor.

“Sipas ndryshimeve thuhet se punësimi mund të transformohet në marrëdhënie pune, që do të thotë se që një punonjës, i cili për iks arsye është i favorshëm menjëherë do të pranojë transformim të marrëdhënies së punës, kurse tjetri i cili nuk na pëlqen, nuk ka pasur lidhje, miq apo nuk është i përshtatshëm për partitë, do të pres transformimin”, thotë Gievski.

Ligji për mësimdhënësit ka paqartësi të tjera, thotë Gievski, sipas të cilave disa dispozita interpretohen ndryshe.

“Në Ligjin për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë ka një pikë që thotë: Kur në një shpallje publike paraqiten më shumë se një kandidat, përparësi ka personi me arritje më të larta universitare dhe nivel më të lartë arsimor. Që do të thotë se nëse ka aplikuar një magjistër me koeficient 9, duhet të pranohet para atij që ka 7, 50. Por edhe kjo nuk respektohet në praktikë”, tha Gievski.

Mësimdhënësit staf deficitar!

Ndërkohë, mësimdhënësit po bëhen staf deficitar, veçanërisht në shkencat natyrore. Ata që nuk kanë fonde të mjaftueshme të orëve detyrohen të punojnë në më shumë shkolla. Nedellkov shpreson se ndryshimet e reja do t’i ndihmojnë ata mësues të fitojnë punësim të përhershëm.

“Propozimi parashikon transformimin e atyre që kanë fond më të vogël të orëve. Është mirë dhe njerëzit më në fund duhet “të qetësohen”, që të mos vihen në situatë që nga shtatori të humbasin edhe ato orë që i kanë pasur”, tha Nedellkov.

Ndryshimet në Ligjin për Mësimdhënësit dhe Bashkëpunëtorët Profesionalë janë në procedurë parlamentare që nga prilli i vitit të kaluar dhe parashikojnë që tani e tutje të gjitha punësimet e reja në shkolla të jenë drejtpërdrejt për një kohë të pacaktuar, në vend të praktikës aktuale të pritjes dyvjeçare për të nisur procesin e transformimit. Mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë, të cilët aktualisht janë të angazhuar për një periudhë të caktuar kohore, gjithsej 4800 persona, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore do të marrin vendim për punësim të përhershëm nëse i plotësojnë kushtet ligjore.

Ndryshimet ligjore mundësojnë zhvillim profesional dhe në karrierë të punonjësve në shkolla, si dhe monitorimin dhe vlerësimin e punës që nga dita e parë e hyrjes në punë të rregullt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button