Mbahen ditët e zejtarisë në Çarshinë e Shkupit

Çarshia e Shkupit gjatë tre ditëve në vijim do të jetë nikoqire e manifestimit tradicional qytetar “Ditët e zejtarisë 2014”, në kuadër të së cilit do të mbahet edhe Bazari pranveror i mjeteve kreative të punuara në dorë dhe prezantimi i profesioneve nga arsimi i mesëm profesional.

Tezgat në të cilat me prodhime të veta do të prezantohen artizanët, do të vendosen para hapësirave të Odës së zejtarëve Shkup. Vizitorët do të kenë mundësi të shohin se si përpunohen punime të caktuara, të ndajnë prëvoja dhe të blejnë punime të punuara me dorë.

Qëllimi manifestimit “Ditët e zejtarisë” është ta promovojë zejtarinë dhe zejtarët, përkatësisht prodhimet dhe shërbimet e tyre, t’ua afrojë zejtarinë të rinjve, qytetarëve dhe institucioneve, të nxisë fushatë të vazhdueshme për promovim të zejtarisë si faktor të zhvillimit ekonomik, për ruajtjen e traditës dhe kulturës së vendit tonë, si dhe mundësi për kualifikim dhe aftësim të kuadrit të ardhshëm zejtar dhe mundësi për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të cilët merren me veprimtari zejtare.

Qyteti i Shkupit është mbulues i këtij manifestimi, ndërsa organizuese është Oda zejtare Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button