Raporti nga departamenti i SHBA-së: RMV nuk i plotëson as kushtet minimale për luftimin e trafikimit të njerëzve, 48 viktima në vitin 2021

Sot është 22 shkurti që shënohet si Dita Evropiane e Viktimave të Krimit, në panel diskutimin e organizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” Shkup, në mënyrë virtuale në Maqedoninë e Veriut, u dhanë këshilla për parandalimin dhe mbrojtjen nga krimi i organizuar dhe trafikimi me njerëz. Maqedonia e Veriut nuk i plotëson as kushtet minimale që të merret me ketë fenomen, është konstatuar nga raporti i departamentit të SHBA-ve, vitin e kaluar kishte 48 viktima, raporton Portalb.mk.

Jovan Andonovski zëvеndës avokat i popullit, tha që tregtia me njerëz bie në kategorinë e krimit të organizuar, bëhet fjalë për viktima të cilat për motive të ndryshme bien pre e tregtarëve kriminelë. Tregoi se ata kanë bërë monitorim të institucioneve përgjegjëse për luftë kundër krimit të organizuar.

“Në fuksionin tonë si hulumtues nacional për trafikim me njerëz dhe migrimit ilegal, për vitin 2021 konstatuam se nga institucionet përgjegjëse janë identifikuar gjithsej 48 viktima nga trafikimi me njerëz, prej të cilëve 39 prej Tajlande, 3 fëmijë nga Shkupi, 2 të moshës madhore prej Velesi, një viktimë e moshuar prej Rusisë, dhe nga një fëmijë prej Kumanove, Kiçeve, dhe prej Prilepit. Vendet e eksploatimit të këtyre viktimave janë të ndryshme në gjithë territorin e vendit, konkretisht në Shkup, Prilep, Strugë, Veles dhe Gostivar. Po ashtu vitin 2021 janë identifikuar dy shtetase tona që janë eksplatuar në Belgjikë dhe në Bosnjë Hercegovinë”, tha Andonovski.

Ai shtoi se numri më i madh i viktimave janë gra apo vajza dhe fëmijë, të cilët kanë qenë edhe viktima të keqpërdorimit seksual.

Uranija Pirovska nga Komiteti Helsinkut tha se ata drejtpërdrejt nuk punojnë me viktimat por me personat potencial që mund të jenë viktima.

“Maqedonia e Veriut nuk i plotëson as kushtet minimale që të merret me ketë fenomen, është konstatuar nga raporti i departamentit të SHBA-ve. Ne punojmë me njerëzit potencial që mund të jenë viktima si grat, fëmijët, romet, punëtorët seksual. Duhet të ekzistojnë trajnime të veçanta për ata që janë potencialisht viktima por edhe ata që kanë qenë viktima, nevojitet angazhim drejtpërdrejti institucioneve shtetërore përgjegjëse, dhe të ketë një bashkëpunim të gjithanshëm. Ne si Komitet i Helsinkut japim mbrojtje në mënyra të ndryshme këtyre grupeve të margjinalizuara”, deklaroi Pirovska.

Jasmina Rajkovska, drejtoreshë ekzekutive në “Porta e Hapur”, tha që ajo bashkë me organizatën e saj mundohen gati 20 vite në mënyrë aktive për mbrojtjen e personave të cilët janë viktima të krimit të organizuar, dhe shtoi se ka tre aktivitete të cilat i ndërmarrin si masë parandaluese.

“Aktivitetet primare janë ato që qëllim kanë zvogëlimin e rrezikut, dhe rritjen e vetëdijes sociale, përmes vizitave në shkolla, përmes rrjeteve sociale, dhe mediumeve. Aktivitetet sekondare kanë qëllim zvogëlimin e rrezikut te viktimat potenciale, me profesionistët e fushës duke bërë identifikimin e hershëm, dhe të sigurohet mbështetje. Dhe aktivitetet terciale kanë të bëjnë me zgjidhjen e problemeve të cilët veçmë kanë ndodhur, dhe merren masa të parandalohet që personi mos të bëhet për herë të dytë viktimë, të intervenohet në sistemin arsimor që të bëhet një rehabilitm i gjithanshëm” tha Rajkovska.

Ndërkaq, sa i përket moshës dhe gjinisë së viktimave ajo tha se zakonisht janë fëmijë të moshës 12-18 vjeç, ndërsa numri më i madh i viktimave është i gjinisë femërore.

Rajkovska sqaroi edhe për një mekanizëm tjetër parandalues që është lajmërimi në numrin e telefonit i cili është i disponueshëm në çdo kohë dhe lajmrimi është pa pagesë. Kjo linjë është në shërbim të gjithë qytetarëve që duan të marrin informacione, viktimave që kërkojnë ndihmë, dhe atyre që kanë për të lajmëruar ndonjë rast, 0800 11 111.

Marko Toshanovski, nga Instituti Demokratik tha se bëhet fjalë për krimin e organizuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe që ka një rrjet të organizatave që bashkëpunojnë dhe luftojnë kundër këtij fenomeni.

“Projekti zgjat tre vite, që edhe ne si Institut Demokratik jemi kyçur, për luftën kundër krimit të organizuar, në atë mënyrë të marrim iniciativa relevante me akterë kryesor, institucionet përgjegjëse e deri te shoqëria e përgjithshme, ideja është në krijimin e një senzibilizimi dhe presionit publik ndaj qeverive të Ballkanit Perëndimor, kundër krimit të organizuar”, tha Toshanovski.

Diskutimet për tema të ngjashme do të organizohen njëkohësisht në të gjitha vendet e rajonit si pjesë e një sërë aktivitetesh të organizuara dhe të drejtuara nga organizatat partnere të Rrjeti Radar për Krimin e Organizuar në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i rrjetit është të kontribuojë në luftën efektive kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, i cili është një nga fushat prioritare në procesin e anëtarësimit të rajonit në Bashkimin Evropian, veçanërisht në kuadër të Kapitullit 24 për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë. Rrjeti dhe zbatimi i aktiviteteve mbështetet nga Ambasada e Holandës dhe ajo Norvegjeze në Beograd, dhe Fondi i Demokracisë Ballkanike.

Panel diskutimin e plotë mund ta dëgjoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button