fbpx

Siria ka mbështetur vendimin e Rusisë për Donbasin

Siria ka thënë të martën se mbështet vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin për të njohur dy rajonet ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, si të pavarura, transmeton REL.

Këto rajone njihen si Donbas.

“Siria mbështet vendimin e presidentit Putin për të njohur republikat Luhansk dhe Donetsk dhe do të bashkëpunojë me to”, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar ministrin e Jashtëm sirian, Faisal Mikdad.

Sipas agjencisë, Mihdad i ka bërë këto deklarata në Forumin Valdai në Moskë më 22 shkurt.

“Ajo çfarë Perëndimi po bën kundër Rusisë sot, është e ngjashme me atë që ka bërë kundër Sirisë gjatë luftës terroriste”, është cituar të ketë thënë ai.

Rusia është aleate e presidentit sirian, Bashar al-Assad prej shpërthimit të luftës në Siri më 2011.

Mikdad ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi vazhdojnë të mbështesin terrorizmin në Siri, i cili përbën kërcënim për Lindjen e Mesme dhe botën.

Më 21 shkurt presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ai do të njohë kërkesën e liderëve separatistë për pavarësim të të dyja rajoneve që ata kontrollojnë në Ukrainë.

Ai po ashtu ka thënë se do të dërgojë trupa ruse për të shërbyer si, siç i ka quajtur ai “paqeruajtës” – deklaratë të cilën Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar “pakuptim”.

Shtetet e Bashkuara, NATO-ja dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër vendimin e Putinit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button